Fjalori
QORROHEM

QORR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised. 1. vetv., edhe fig. Verbohem. Iu qorrua njëri sy. U qorrua së qepuri pa pushim.
2. vetv., vet. v. III, fig. Humbet aftësinë e pasqyrimitdritës, errësohet, vishet (për pasqyrën). Qorrohet pasqyra.
3. vetv., vet. v. III, fig. Nuk pret, sepse i është trashur tehu. U qorrua sëpata.
4. pës. e QORRÓJ. M’u qorruan sytë.
Sin.: verbohem, çmprihem, errësohet, vishet, lëbyrem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: QORROJ
QORROJ

QORR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., bised. edhe fig. Verboj. I qorroi njërin sy. E qorroi drita e diellit. E ka qorruar smira për të.
Sin.: verbëroj, çmpreh, lëbyr.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.