Fjalori
QIT

QIT (QIS) vep., ~TA, ~TUR kal. 1. E heq nga brenda, e nxjerr nga thellësia e diçkaje, e bëjdalë përjashta; e lëviz nga vendi i vet i zakonshëm, shkul; e lëshon, nuk e mban, nxjerr; kund. shtie, fut. Qiti librat. E qiti nga xhepi. E qiti nga shtëpia. I qiti kafe e gostiti me kafe. E qiti topin jashtë fushës. Qiti kokën nga dritarja. E qitiskenë. E qitifilm. E qiti paragjithëve. E qitidritë. E qitishëtitje. Qiti dhëmballën. Qiti këmbën (krahun) e ndrydhi. I qiti syrin. I qiti rrënjët. E qit bojën. E qit ajrin.
2. Lë të dalë, të përhapet, të mbijë, të rrjedhë etj. nga vetja, lëshoj, nxjerr. Qit tym (avull). Qit shkëndija. Qit lule (gjethe, kalli). Qit tinguj. Qit flluska. Qit frymën (ajrin).
3. I heq cipën e sipërme a mbulesën; e bëjduket pa atë që e mbulonte sipër, zbuloj, tregojzhveshur; bised. Heq një veshje, një rrobë etj. nga trupi; nxjerr. I qit bojën. I qiti cipën. Qiti llërët (krahët). Qit kapelën. Qit këpucët.
4. Largoj prej diku, nxjerr, dëboj; e largoj nga gjiri i familjes a nga puna kur arrin një moshëcaktuar; e marr me vete dhe e shpie diku; bised. E bëjdalë diku që ta shohintjerët, nxjerr. E qitën nga dhoma (nga shtëpia). E qitirrugë. E qiti jashtë me shkelma. E qiti birërie nuk e quan më për djalë a për vajzëvetën, e dëbon nga gjiri i familjes. E qiti vajzën e martoi vajzën. E qitishëtitje. E qitiajërpastër. E qitënpension. E qitiskenë. E qitifilm. E qiti para kolektivit. E qitidritë.
5. E përgatit, hartoj, prodhoj, e botoj, e bëjnjohur, shpall, e përhap diçka, e vë në qarkullim; nxjerr; fig. jap nga gjiri. Qiti një vepër (një monografi). Qit një lajmërim. Qitën rregullareja. Qit qumësht. Qit gjëramira nga duart. Qit naftë nga nëntoka. Qit vaj nga ullinjtë. Qit kuadro. Qiti një urdhër dha urdhër, urdhëroi. Vendi ynë ka qitur mendimtarëshquar.
6. Siguroj me punë; fitoj; bised. i siguroj dikujt diçka, nxjerr. Pati qitur shumë fitime. I qitëndrejtën e studimit.
7. Paraqit, nxjerr, parashtroj; i krijoj rrethanavështira, i shkaktoj diçkapadëshirueshme; nxjerr. Qit kundërshtime. Qit arsye (shkaqe). I qiti bishta. I qiti ngatërresa. Na qiti punë.
8. I krijoj kushtet dikujt që të paraqitet në një mënyrëcaktuar; e paraqit, e nxjerr. E qitënpafajshëm. E qiti faqebardhë.
9. Plotësoj, kënaq një dëshirë, një ndjenjë; heq; largoj një ndjenjë, një gjendje shpirtërore; shfryj, nxjerr. Qit dufin. Ia qita frikën. Ia qitën gjumin. Qit mallin çmallem. E qiti zinë.
10. Flas, tregoj, nxjerr; e bëjflasë a të tregojë diçkafshehtë. Nuk qiti asnjë emër. Ia qiti fjalët me zor.
11. E shpëtoj nga një gjendje e vështirë a e keqe; nxjerr. E qiti nga balta. E qitën nga telashet.
12. E bëjpaaftë, të pavlefshëm, nxjerr. E paska qitur jashtë përdorimit.
13. E vë në një vendcaktuar kundrejttjerëve, nxjerr. E qitënkrye. E qitënfund.
14. Nxjerr për të shitur. E qitënshitje.
15. bised. Riprodhoj nga një gjë tjetër ose sipas diçkaje tjetër, nxjerr. Qitfotografi. I qiti bashkë (familjarisht).
16. I vë përpara, gostit, qeras. U qiti bukë djemve. Ia qiti përpara. I qiti kafe (pije, ëmbëlsirë).
17. bised. Kaloj një periudhë kohe, kapërcej, e përcjell në një mënyrëcaktuar; hedh; nxjerr. E qiti vitin (dimrin). E qiti duarbosh. E qiti pa pjesë.
18. bised. Krijoj, bëj, trilloj. I qitën një vjershë (një këngë). I qitën fjalë.
19. I shtie, i hedh brenda; fut, shtie. I qiti sheqer kafes. I qiti vaj gjellës. I qiti verës ujë. E qitithes.
20. E hedh tutje, e flak. E qiti poshtë. Qite tutje!
21. Qëlloj me armë zjarri, shtie. Qit me pushkë. Qit me top. Qiti pushkë shtiu, qëlloi.
Sin.: nxjerr, lëshoj, zbath, zhvesh, qëroj, prodhoj, përgatis, parashtroj, shes, hedh, gostit, qeras, kapërcej, shkaktoj, bëj, hedh, krijoj, trilloj, shtie, fut, përfshij, hedh, flak, qëlloj.
E qiti në *bajrak (dikë). E qit (e nxjerr) në *breg (dikë). Ia qiti (ia nxori) *cifundin (diçkaje a dikujt). E qiti (e bëri) *çirak (dikë) vjet. Qit (nxjerr) *gjoksin (përpara) (dikush). E qiti (e nxori) *kokën (kryet) (dikush). E qiti (e nxori) kryet (*kokën) (dikush). Ia qiti *lezetin (dikush). E qiti (e nxori) *mendsh (dikë a diçka). qiti (më nxori) *mendtë (dikush). I qit *rrethin (dikujt). Është për t’i qitur (për t’i nxjerrë) *sytë (dikush). I qitin (i nxjerrin) sytë *gaca (dikujt). I qiti *shtupën (dikujt).


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: QES


Rezultate të ngjashme

QITÁP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT keq. Libër i vjetër; fletore ku mbahen shënime. Kishte hapur ca qitapë të mykur. Shih, shih, paska hapur qitapët!

Shfaq përkufizimin e plotë →

►QÍT/EM jovep., ~A (u), ~TUR 1. Pës. e QIT, bised. Largohem, dëbohem, hidhem, flakem, nxirrem nga diku. Qitem nga shtëpia. U qita nga qyteti. U qita në rrugë.2. vet. III, moh. Nuk …

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÍTJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur qit a qitet; nxjerrje e një të fshehte; zhveshje. Qitja e qepëve. Qitja e dufit.2. Shkrehje me armë a me hark zakonisht në stërvitjet ushta…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÍTRO,~JA f. sh. ~, ~T bot. 1. Lloj agrumi që bën kokrra të mëdha e të verdha, me lëkurë të trashë e me lëng të athët. Kopsht me qitro.2. Fryti i këtij druri në formën e një kokrre…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÍTUR (i, e) mb. 1. Që është i dalë; i kërcyer. Me mollëza të qitura. Me sy të qitur. 2. fig., bised. Që shquhet për një veti, që dallohet për diçka, që është me nam, i madh, i shq…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÍTUR,~IT (të) as. Qitje. Të nxjerrët jashtë, të qiturit në dritë të aftësive që ata kanë.Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÍT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT bot. Qitro. Mori dy qitra në treg.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që qëllon me armë; ai që merret me qitje si sport. Qitës i mirë. Qitësit shqiptarë. Ekipi i qitësve. Sin.: qëllues, pushkatar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që qëllon me armë; ajo që merret me qitje si sport. Qitëset e ekipit tonë kombëtar. Qitësja më e mirë. Në rini ka qenë qitëse me pistoletë.Sin.: qël…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QÍTËSE mb. Që pjell para kohe (për bagëtitë). Kishte një dele qitëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.