Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QIRÍ,~U [QIRÍ,~RI] m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Shkop prej dylli, dhjami a parafine me një fitil në mes, që ndizet për të bërë dritë; diçka e drejtë dhe e gjatë si shkop. Qiri i hollë. Qiri torte. Fitili i qiririt. Në dritën e qiririt. Mbajtëse qirinjsh. Ndez qiriun. Qëndron si qiri rri drejt e pa lëvizur. U tret si qiriri. Qirinj akulli heje akulli.
2. fiz. Njësi e matjes për forcën e dritës. Llambë 100 qirinjsh. Sa qirinjsh është?
3. tek. Vegël që shërben për të ndezur përzierjen e ajrit me lëndët djegëse në motorët me djegie të brendshme. Qirinjtë e motorit. Burimi i qirinjve.
♦ U bë qiri (dikush) u tret krejt nga një sëmundje a nga meraku; u shkri për dikë. E gjej me qiri (dikë a diçka) është shumë i rrallë a i fshehur, mezi e gjej; gjej tamam atë që duhet. E kërkoj me qiri (dikë a diçka). 1. E kërkoj dikë a diçka të rrallë në çdo anë e me këmbëngulje, s’lë vend pa e kërkuar. 2. E dëshiroj shumë, mezi e pres të vijë dikush a të ndodhë diçka, dua ta gjej a ta kem. E kërkon sherrin me qiri (dikush) është grindavec, kërkon vetë e me çdo mënyrë shkak për t’u grindur, është i gatshëm për të bërë sherr; i thotë sherrit lepe. Mbeta qiri jam në gjendje të vështirë, jam i zhveshur nga gjithçka, s’kam asgjë; mbeta gisht; mbeta kalli; jam (kam rënë) ngushtë. Mbeta qiri në këmbë. 1. Kam shumë kohë që pres dikë a diku. 2. I shërbej dikujt në çdo çast e me përkushtim; përkujdesem për diçka vazhdimisht e me zell; i rri qiri (dikujt a diçkaje). I ndez qiririn (dikujt). 1. Pritet që dikush të vdesë nga çasti në çast, nuk ka më shpresë që të jetojë. 2. Është në shkatërrim të plotë, po merr fund. I ndez qiri shejtanit (dikush) keq. shih i thotë derrit dajë (dikush) bised. I rri qiri (më këmbë) (dikujt a diçkaje) i shërbej pa pushim e me përkujdesje të madhe; mbeta qiri (në këmbë)2; i rri nuse. E zien *kazanin me një qiri (dikush).
QIRIBË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën qirinj. Qiribërësi plak. Punishtja e qiribërësit. Qe djali i një qiribërësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRIBË́RËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që bën qirinj. Qiribërëset e punishtes. Zanati i qiribërëses.
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRIFÍKUR mb. 1. Që nuk ka lënë trashëgimtar; farëhumbur. Shkoi qirifikur. 2. I varfër. Po ç'na le qirifikur!✱Sin.: farëhumbur,i varfër, i pashpresë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRIFÍKUR,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që nuk ka lënë trashëgimtar; farëhumburi; i pashpresë. Qirifikuri që dritë s’sheh kurrkund.2. Ai që është i varfër, por tepër bujar. Qirifikuri, du…
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRINDÉZËS,~E mb. Që përdoret për të ndezur qirinjtë. Qiriu i mesit shërbeu si mjet qirindezës për të tjerët.
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRÍNJTË (i, e) mb. 1. Që është bërë me dyllë a me dhjamë qirinjsh. Kurorë shumëngjyrëshe e qirinjtë. 2. I drejtë e i hollë si qiri. Petës i qirinjtë.3. fig. Shumë i zbehtë, që ësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRINTH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Cerinthe) Bimë barishtore me gjethe të gjera dhe me lule të verdha ose blu. Qirinthë e madhe. Qirinthë e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRÍTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Gjunjëz; bar guri, bar ngjitës. Gjethe qirithi.✱Sin.: shkurre, ferrë, gëmushë, çufër, kaçubë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRÍTHI ndajf. 1. Ngritur mbi dy këmbët e prapme (për kafshët); arithi. Kali u ngrit qirithi. 2. Drejt përpjetë. Plepi ngrihej qirithi. Qëndronte qirithi.✱Sin.: shah, shahthi, drej…
Shfaq përkufizimin e plotë →QIRÍÇ,~I m. Lloj ngjitësi; miell i posaçëm nga rrënjët e zambakut të verdhë, që zbutet me ujë dhe përdoret për të ngjitur letra etj.; qull mielli a niseshteje që përdoret për ngjit…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë