Fjalori
QINGËL

QÍNG/ËL,~LAІ f. sh. ~LA, ~LAT bot. Bimë barishtore shumëvjeçare e ngjashme me shtogun, me lulebardha si tufë; shpendër. Qingël e bjeshkës shpendëz e bjeshkës.

QINGËL

QÍNG/ËL,~LAІІ f. sh. ~LA, ~LAT Rrip i gjerë leshi a lëkure, që u kalohet nën bark kafshëvengarkesës; nënbarkëz. I vuri qinglën samarit. Çliroi qinglën. U këput qingla.
Sin.: nënbarkëz, nënbarkje, nënbarkëse, barkonjë, barkëse, barkore.
Ia shtrëngoi qinglën (dikujt) shih ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin) (dikujt).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.