Fjalori
QINDFISHOHET

QINDFISH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet edhe njëqind herë më i madh se ç'është; rritet njëqindfish. U qindfishua prodhimi. Qindfishohen mundësitë.
2. pës., vet. v. III. e QINDFISHÓJ.
Sin.: shumohet, shtohet, shumëfishohet.


Rezultate të ngjashme

QINDFÍSH,~I m. Sasi, përmasë, vlerë njëqind herë më e madhe se një tjetër që merret si bazë; njëqindfish. Qindfishi i dhjetës është një mijë. Qindfishi i vlerës fillestare.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QINDFÍSH ndajf., bised. Njëqindfish. E shiti qindfish.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QINDFISHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur qindfishojmë a kur qindfishohet diçka; njëqindfishim. Qindfishimi i mjeteve. Qindfishimi i mundësive.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QINDFISH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka edhe njëqind herë më të madhe se ç'është, e rrit njëqindfish; njëqindfishoj. Qindfishuan prodhimin. 2. fig. Shtoj a rrit shumë diçk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QINDFÍSHTË (i, e) mb. Që është njëqind herë më i madh, që ka njëqind herë më shumë; i njëqindfishtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QINDFISHÚAR (i, e) mb. Që është rritur njëqind herë; që është shtuar shumë a shumë herë; i njëqindfishuar. Me forca të qindfishuara. Dëm ekonomik i qindfishuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.