Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QINDFISHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur qindfishojmë a kur qindfishohet diçka; njëqindfishim. Qindfishimi i mjeteve. Qindfishimi i mundësive.
QINDFÍSH,~I m. Sasi, përmasë, vlerë njëqind herë më e madhe se një tjetër që merret si bazë; njëqindfish. Qindfishi i dhjetës është një mijë. Qindfishi i vlerës fillestare.
Shfaq përkufizimin e plotë →QINDFÍSH ndajf., bised. Njëqindfish. E shiti qindfish.
Shfaq përkufizimin e plotë →►QINDFISH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet edhe njëqind herë më i madh se ç'është; rritet njëqindfish. U qindfishua prodhimi. Qindfishohen mundësitë. 2. pës.,…
Shfaq përkufizimin e plotë →QINDFISH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka edhe njëqind herë më të madhe se ç'është, e rrit njëqindfish; njëqindfishoj. Qindfishuan prodhimin. 2. fig. Shtoj a rrit shumë diçk…
Shfaq përkufizimin e plotë →QINDFÍSHTË (i, e) mb. Që është njëqind herë më i madh, që ka njëqind herë më shumë; i njëqindfishtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QINDFISHÚAR (i, e) mb. Që është rritur njëqind herë; që është shtuar shumë a shumë herë; i njëqindfishuar. Me forca të qindfishuara. Dëm ekonomik i qindfishuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë