Fjalori
QIBËR

QÍB/ËR, ~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. bised. Sqimë. Njeri me qibër. Ka qibër.
2.qenët qibar; kryelartësi, fodullëk. E ka lënë qibrën mënjanë. Ia thyen (ia ulën) qibrën.
Sin.: megalomani, madhështi, kapardisje, mendjemadhësi, kapadaillëk.
I ka hipur qibra (dikujt) keq. është bërë mendjemadh, mburret shumë e sillet me mendjemadhësi; kapardiset; s’i flitet me gojë; pështyn lart (përpjetë) (dikush); vret degëdegë (dikush); i ka hipur mendjaqafë (në qiell). S’ka qibër (dikush). 1. Ha çdo gjë, nuk është qibar. 2. tall. Shkon me çdo femër pa pretendime.


Rezultate të ngjashme

QIBËRMÁDH,~E mb. 1. Që ka shumë sqimë; qibërtar. Vajzë qibërmadhe në të veshur.2. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Qibërmadhe me stil. Sin.: qibërtar, kryelartë, krenar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QIBËRSHÚMË mb., bised. Që ka shumë qibër, qibërmadh.Sin.: qibërmadh, kryelartë, krenar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QIBËRTÁR,~E mb. Që ka qibër të madhe; sqimatar. Grua qibërtare. Sin.: sqimatar, qibar, kryelartë, i sqimët.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QIBËRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka qibër të madhe. Qibërtar i kujdesshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QIBËRTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka qibër të madhe. - Mos u bëj qibërtare, më thjesht!

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.