Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QEVERÍ,~A f. sh. ~, ~TЁ 1. Organi më i lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës i administratës shtetërore. Qeveria shqiptare. Anëtarët e qeverisë ministrat. Vendimet e qeverisë. Rrëzuan (përmbysën) qeverinë. Qeveri e koalicionit. Qeveri e përkohshme. Qeveri e tranzicionit. Qeveri qendrore. Qeveri vendore.
2. bised. Drejtimi i punëve të shtëpisë e të familjes. Ka qeveri të mirë në shtëpi.
✱Sin.: pushtet, autoritet.
QEVERIHÍJ/E,~A f. sh. ~, ~TË Organi më i lartë ekzekutiv i fshehur, në hije që pritet të vihet në funksion me marrjen e pushtetit; organ i padukshëm. E kishin gati qeverihijen.
Shfaq përkufizimin e plotë →QEVERÍM,~I m. Qeverisje. Qeverim i Shqipërisë.✱Sin.: drejtim, udhëheqje, qeveribërje, administrim.
Shfaq përkufizimin e plotë →QEVERÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. edhe jokal. Drejtoj veprimtarinë e qeverisë së një shteti nëpërmjet pushtetit ekzekutiv e urdhërdhënës. Qeveria qeveris. Qeverisi për një periudhë 4-v…
Shfaq përkufizimin e plotë →►QEVERÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Drejtohem nga pushteti ekzekutiv e urdhërdhënës. Populli u qeveris mjaft mirë. Qeverisemi mirë. 2. pës. e QEVERÍS.✱Sin.: udhëhiqem, rregull…
Shfaq përkufizimin e plotë →QEVERÍSJ/E,~A f. Drejtimi i veprimtarisë së qeverisë së një shteti; të një familjeje në drejtimin e mbarështimin e punëve të shtëpisë. Qeverisja e vendit. Qeverisja e shtëpisë. Art…
Shfaq përkufizimin e plotë →QEVERÍSUR (i, e) mb. Që është i drejtuar nga pushteti ekzekutiv e urdhërdhënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →QEVERÍSUR, ~IT (TË) as. Qeverisje. Të qeverisurit matet me ç’ke bërë, jo me vite qeverisjeje. Të qeverisurit ndryshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →QEVERÍSËS,~E mb. Që është për të qeverisur. Koalicion qeverisës. Platformë qeverisëse. Program qeverisës.
Shfaq përkufizimin e plotë →QEVERITÁR,~E mb. Që ka të bëjë me qeverinë, që i përket qeverisë, i qeverisë; që ushtron pushtetin ekzekutiv e urdhërdhënës. Organet qeveritare. Marrëveshje qeveritare. Mision qeve…
Shfaq përkufizimin e plotë →QEVERITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zyrtar i lartë shtetëror, që merr pjesë në ushtrimin e pushtetit politik e administrativ në një vend. Qeveritarët e vendit. Sipas deklaratës së një qeve…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë