Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QESHARÁK,~E mb. 1. Që të bën të qeshësh; që të bën të tallesh me të, që është për t’u tallur; që nuk është serioz. Ngjarje qesharake. Video qesharake. U bë qesharak. Duket qesharak.
2. Që është fare i vogël si sasi, i papërfillshëm. Shpenzim qesharak. Shumë (pagesë) qesharake.
✱Sin.: argëtues, zbavitës, i papërfillur, i papërfillshëm.
QESHARÁK/E,~JA f. Diçka që është për të qeshur ose që të bën të qeshësh; ana qesharake në një vepër artistike. Qesharakja e kësaj historie.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë