Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►QÉSH/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Nxirret një zë të ndërprerë si shprehje gëzimi e kënaqësie; tregohet a shprehet gëzimi e kënaqësia; buzëqeshem. Qeshet me zë të lartë. I qeshej fytyra.
2. Tallem; nuk tregohem i çiltër me dikë. Qeshëm me atë të gjithë.
3. vet. v. ІІI Më vjen të qesh. S’më qeshet. As më qeshet, as më qahet.
✱Sin.: buzëqeshem, tallem, qesëndisem, gaxhit.
QESHI vep., ~A, ~UR jokal. 1. Nxjerr një zë të ndërprerë, si shprehje gëzimi, kënaqësie ose ndjenja të tjera të ngjashme; e tregoj a e shpreh gëzimin e kënaqësinë; kund. qaj. Qesh fort. Qesh me të madhe. Qesh me zë (pa zë). Qesh me gjithë zemër. Qesh me lot. I qeshin sytë. Qesh kot. Qesh pa shkak.
2. edhe kal. Tall dikë, vë në lojë; përqesh; qesëndis. E qeshin të gjithë.
3. vet. v. ІІI, fig. Ka një pamje të ndritshme e të bukur që të gëzon, ndrit nga pastërtia, nga ngjyrat e hijshme etj. Qesh natyra. Qesh fusha. Qesh tërë Shqipëria. Qesh tërë shtëpia. Qesh drita zbardhëllon.
4. vet. v. III Më shkon mbarë a më prin, më pret një e mirë, një fitore etj.; buzëqesh. Kujt do t'i qeshë fitorja përfundimtare? I qeshi fati.
✱Sin.: përqesh, qesëndis, zgërdhihem, shndrit, ndrit, shkëlqej, buzëqesh.
♦ (Është) *fol e qesh (dikush). As *qan e as qesh (dikush). I qeshi *buza (dikujt). S’i qesh *buza (dikujt). Qesh (shan) *i dhjeri të përmjerrin! tall. bised. I qesh *fytyra (dikujt). I qeshin edhe *leckat (dikujt). Qesh e ngjesh duke e sharë dikë a duke i bërë diçka të keqe si me shaka; me thumba; me të qeshur e me të ngjeshur; hidh e prit. Qesh (kërcen) në *prush (dikush). As qesh e as qan (dikush) shih as të ngroh e as të ftoh (dikush). Për *të qarë e për të qeshur. Për të qeshur e për *të qarë. Qesh me *sy e qaj me zemër. Më qesh shpirti (*zemra). Qeshin (edhe) *trarët (diku). Më qesh *zemra (shpirti).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë