Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QÉS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Trastë e vogël pëlhure, letre etj., që përdoret për të futur në të ushqime e sende të tjera. Qese e vogël (e madhe). Qese letre (pëlhure, lëkure, najlon…
Shfaq përkufizimin e plotë →QESEFRÝM/Ë,~E mb. Qesemadh. Ka pare ai, është qesefrymë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QESEHÓLLË mb. Që ka pak të holla, i varfër; kund. qesetrashë. Mbeti qesehollë edhe ajo.
Shfaq përkufizimin e plotë →QESELÍDHUR mb. Që është shumë i kursyer, që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar, koprrac; kund. qeseshpuar. Sillej si qeselidhur.✱Sin.: koprrac, dorështrënguar, dorëmbledhur,…
Shfaq përkufizimin e plotë →QESELÍDHUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që është shumë i kursyer; ai që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar; koprrac; kund. qeseshpuar. Qeselidhuri nuk nxori asnjë qindarkë nga xhepi.…
Shfaq përkufizimin e plotë →QESELÍDHUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që është shumë e kursyer; ajo që nuk nxjerr para nga xhepi; dorështrënguar; koprrace; kund. qeseshpuar. Nuk e honepsnin qeselidhurën. ✱Sin.: dorësh…
Shfaq përkufizimin e plotë →QESEMÁDH,~E mb. Që ka mjaft para e të ardhura; i pasur; qesefrymë. Nuk kam parë më qesemadh se ky!
Shfaq përkufizimin e plotë →QESEMÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Darë e vogël që e përdorin zakonisht orëndreqësit dhe argjendarët. Përdori qesemerin për të kapur vidën e hollë.✱Sin.: fillpresë, kësaç, cimbidh.
Shfaq përkufizimin e plotë →QESESHPÚAR mb. 1. Që nuk ka fare para në xhep, që e ka xhepin bosh. Qe qeseshpuar. 2. Që shpenzon pa kursyer e pa rregull, që nuk i qëndron paraja në xhep dorëlirë, dorëlëshuar; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →QESESHPÚAR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që harxhon shumë; ai që është shpenzues i madh; ai që nuk ka para; kund. qeselidhur. U puq qeseshpuari me qeselidhurin.✱Sin.: qesezgjidhur, dorëdhënë…
Shfaq përkufizimin e plotë →QESESHPÚAR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që harxhon shumë; ajo që është shpenzuese e madhe; ajo që nuk ka para; kund. qeselidhur. U kthye pa asnjë lekë qeseshpuara.✱Sin.: qesezgjidhur, dor…
Shfaq përkufizimin e plotë →QESETRÁSHË mb. Që ka shumë të holla; qesemadh; kund. qesehollë. Tregtar qesetrashë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QESEVÓGËL mb., fig. I varfër; kund. qesemadh. Shtresë qesevogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →QESEZGJÍDHUR mb., fig. Që shpenzon me të dyja duart; dorëlëshuar; kund. qeselidhur. Poetët janë xhepshpuar, qesezgjidhur. ✱Sin.: qeseshpuar, dorëhapur, dorëlirë, xhepshpuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →QESEZGJÍDHUR,~I m. sh. ~, ~IT Ai që shpenzon me të dyja duart; dorëlëshuar. Qesezgjidhuri nuk mendonte për nesër.✱Sin.: qeseshpuar, dorëhapur, dorëlirë, xhepshpuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →QESEZGJÍDHUR,~A f. sh. ~A, ~AT Ajo që shpenzon me të dyja duart; dorëlëshuar. ✱Sin.: qeseshpuar, dorëhapur, dorëlirë, xhepshpuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë