Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QERTHULLÓR,~E mb., bot. Që është vendosur përreth kërcellit ose trungut kryesor; qerthullak. Gjethe qerthullore. Dega qerthullore.
QÉRTHU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Vegël druri, me dy rrathë anësorë ku mbërthehen dërrasa të holla dhe me bosht, që rrotullohet e mbledh fillin nga shkuli; shtjellës. 2. Rrethore, n…
Shfaq përkufizimin e plotë →QERTHULLÁK,~E mb., bot. Qerthullor. Sherebela qerthullake. Gjethet e sherebelës qerthullake janë të vendosura në qerthull.
Shfaq përkufizimin e plotë →QERTHULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur qerthullojmë a kur qerthullohemi. Qerthullimi i shtëpisë. Qerthullim i çështjes. Duke mos e kuptuar se në këtë qerthullim absurd fajësimi, në fund f…
Shfaq përkufizimin e plotë →►QERTHULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Vij rrotull, rrotullohem. I qerthullohet mendja. Qerthullohem në shtrat.2. pës. e QERTHULLÓJ. ✱Sin.: kthehem, vërtitem.
Shfaq përkufizimin e plotë →QERTHULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Zë vend rreth e rrotull dikujt a diçkaje, i rri rreth e rrotull, qarkoj; rrethoj dikë a diçka. E qerthulluam zjarrin. E qerthulluan shtëpinë. Q…
Shfaq përkufizimin e plotë →QERTHULLÚAR (i, e) mb. I rrethuar. Qyteti i qerthulluar me male. I qerthulluar në një botë të mjegulluar.✱Sin.: i qarkuar, i gardhuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →QERTHULLÚAR,~IT (të) as. Qerthullim. Të qerthulluarit e sheshit.
Shfaq përkufizimin e plotë →QERTHÚNJ/Ë,~A f. sh.~ A, ~AT Masur, rrotë. E mbështolli perin në qerthunjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë