Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QERSHÍG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT bot. Shkurre e ulët me shumë degë, me gjethe të vogla e të dhëmbëzuara, me lule të blerta ose në ngjyrë trëndafili të zbehtë, që bën kokrra të vogla e të rrumbullakëta në ngjyrë vishnje të errët, me shije të ëmbël e pak të athët; qershi toke. Qershigël e egër boronicë.
2. Kokrrat e kësaj bime, që hahen ose përdoren për reçel etj. Kokrra qershigle. Lëng qershigle. Reçel qershigle.
✱Sin.: qershizë, boronicë, thrashegër.
QERSHÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. bot. Pemë me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, që bën kokrra të vogla, të kuqe a të verdha dhe me bërthamë. Druri i qershisë. Qershi e shkurtër. Qershi e v…
Shfaq përkufizimin e plotë →QERSHÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Sipërfaqe toke për kultivimin e pemëve të qershisë, në më të shumtën e rasteve për qëllime tregtie; kopsht qershish. Mirëmbajtja e qershishtave.
Shfaq përkufizimin e plotë →QERSHÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Qershigël. Qershizë toke. ✱Sin.: qershigël, boronicë, thrashegër.
Shfaq përkufizimin e plotë →QERSHÍÇK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Shkurre. Qershiçkat e mbuluan anën e kodrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë