Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QERÓS,~E mb. 1. Që s’ka flokë; që i kanë rënë flokët nga qerja; i shogët; shar. tullac. Djalë qeros. Vajzë qerose.
2. Që i ka kokrrat shumë të rralla (për kallirin e misrit). Misër qeros. Kalli qeros.
✱Sin.: i shogët, i crogët, flokërënë, kokëzhveshur, kryecullak, kryetullë, leshrënë, shogan, i qerosur, tullac, qel.
♦ iron. Hem qeros, hem qibar (fodull) ka shumë kërkesa dikush, edhe pse aftësitë i ka të pakta, kërkon shumë më tepër nga ajo që i takon; dhi e zgjebosur (e zgjebur) e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf.; breshri e rreh e hunda me majë.
QERÓS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që s’ka flokë; ai që i kanë rënë flokët nga qerja; shar. tullac. Pamja e qerosit i habiti.
2. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë pa flokë, por i zgjuar dhe dinak. Qosja dhe qerosi. Përralla e qerosit.
3. Kalli misri me kokrra shumë të rralla. Qerosët ua japin bagëtive.
♦ Te koka e qerosit të gjithë bëhen berberë (fj. u.) thuhet kur një punë është fare e lehtë e mund ta bëjë kushdo pa asnjë vështirësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë