Fjalori
QEROS

QERÓS,~E mb. 1. Që s’ka flokë; që i kanë rënë flokët nga qerja; i shogët; shar. tullac. Djalë qeros. Vajzë qerose.
2. Që i ka kokrrat shumërralla (për kallirin e misrit). Misër qeros. Kalli qeros.
Sin.: i shogët, i crogët, flokërënë, kokëzhveshur, kryecullak, kryetullë, leshrënë, shogan, i qerosur, tullac, qel.
iron. Hem qeros, hem qibar (fodull) ka shumë kërkesa dikush, edhe pse aftësitë i ka të pakta, kërkon shumëtepër nga ajo që i takon; dhi e zgjebosur (e zgjebur) e bishtin përpjetë (cakërr) mospërf.; breshri e rreh e hunda me majë.

QEROS

QERÓS,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që s’ka flokë; ai që i kanë rënë flokët nga qerja; shar. tullac. Pamja e qerosit i habiti.
2. folk. Figurë e përrallave popullore, që paraqitet si një djalë pa flokë, por i zgjuar dhe dinak. Qosja dhe qerosi. Përralla e qerosit.
3. Kalli misri me kokrra shumërralla. Qerosët ua japin bagëtive.
Te koka e qerosit të gjithë bëhen berberë (fj. u.) thuhet kur një punë është fare e lehtë e mund ta bëjë kushdo pa asnjë vështirësi.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: QEROSEM
QEROSEM

QERÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv.bien flokët zakonisht nga qerja. Qerosem prej sëmundjes.


Rezultate të ngjashme

QERÓS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që s’ka flokë; ajo që i kanë rënë flokët nga qerja; grua pa flokë; shar. tullace. Në shfaqje u paraqit një qerose.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më bien flokët zakonisht nga qerja. Qerosem prej sëmundjes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERÓSJ/E,~A f. Veprimi kur qerosemi. Qerosja e tij u bë e dukshme. Ai e mori me humor qerosjen.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERÓSK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sëmundje e rënies së kokrrave te misri; qere. Sikur t’i kishte rënë qeroska kallinjve të misrit. 2. gjell. Lakror me miell misri. Gatoi një qeroskë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERÓSUR (i, e) mb. Që është qeros; i plogësht. Kokë e qerosur. Sin.: qeros, qel, qelan, i plogësht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERÓS/Ë,~A f. Sëmundja e qeres, qere. E zuri qerosa. Ka qerosën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.