Fjalori
QERAS

QERÁS vep., ~A, ~UR kal. 1. I nxjerr dikujt pije, ëmbëlsira etj. kur vjen si mik në shtëpi; e gostit dikë me pije me ëmbëlsira etj. Qeras mysafirët. I qerasi me ëmbëlsira.
2. Paguaj për dikë që të pijë e të hajë diçka në një lokal. E qerasi me birrë. Ka dëshirëqerasë.
Sin.: jap, gostit.


Rezultate të ngjashme

►QERÁSEM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Marr diçka për të pirë a për të ngrënë kur më gostitin si mik. Qerasem nga një mik. 2. pës. e QERÁS.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERÁSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur qeras a qerasem. Qerasja e miqve. Llokume për qerasje.2. Diçka për të qerasur. Tabaka për qerasje. Sin.: gostitje, gosti, qerasmë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERÁSM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qerasje. Tabaka për qerasmë.Sin.: gostitje, gosti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERAMÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Tjegull. Druri i mbuluar me qeramidhe të vjetra.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERAMIDHÓS vep., ~A, ~UR kal. Mbuloj çatinë me qeramidhe. Po qeramidhosin shtëpinë e re.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERAMÍK/Ë,~A f. 1. Deltinë e mbrujtur për sende të ndryshme, të cilat piqen në furrë për t’u ngurtësuar. Enë (pllaka) qeramike (arkeol.). Qeramarikë e smaltuar. Qeramikë pa smalt.2…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERAMIKËPUNÚES,~E mb. Që punon për të bërë enë, tjegulla, sende zbukurimi etj. prej deltine të mbrujtur e të pjekur në furrë. Artist qeramikëpunues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERAMIKËPUNÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që punon për të bërë enë, tjegulla, sende zbukurimi etj. prej deltine të mbrujtur e të pjekur në furrë. Qeramikëpunues i zoti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QERAMÓS vep., ~A, ~UR kal. Mbuloj çatinë me tjegulla. E qeramosi tërë çatinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.