Fjalori
QEPUR

QÉPUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Vijëformohet aty ku kalon peri kur qepen anët e copave prej pëlhure a prej lëkure. E qepura e supit. Të qepurat e thasëve. Të qepurat e këpucëve.
2. Vend i qepur, qepje; mjek. vendi ku janë bashkuar me pe buzët e një plage a të një të çaretrup. Ka dy të qepura. E qepura e plagës.
3. Diçkaështë duke u qepur me dorë a që ka mbaruar së qepuri. E la të qepurën mbi tryezë.

QEPUR

QÉPUR,~IT (të) as. Qepje. Të krijuarit, por edheqepurit e veshjeve është art në vete.
Sin.: qepje, kapje, zënie, mbërthim.

QEPUR

QÉPUR (i, e) mb. 1.është prerë e qepur dhe është i gatshëm për ta veshur. Fustan i qepur. Xhaketë e qepur. Mori te rrobaqepësi një kostumqepur.
2. fig. është puthitur a mbyllur fort. Me gojëqepur pa folur asnjë fjalë, me gojë mbyllur.
I qepur me pe të bardhë i rregulluar pa kujdes, i ndrequr pa mjeshtëri, i duken qartë gjurmët e rregullimit.
Sin.: i gatshëm, i përfunduar, i puthitur, i mbyllur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: QEP
QEP

QEP,~II m. sh. ~A, ~AT bised. 1. Sqep i një shpendi. Me qepgjatë.
2. Maja e zgjatur dhe e mprehtë e një vegle; lëfyt; majth për të gdhendur gurin e mullirit. I ra me qepin e kazmës. Ibrik me qepgjatë.
Sin.: çok, kep.

QEP

QEP,~III m. sh. ~A, ~AT Plep. Dru qepi.

QEP

QEPI vep., ~A, ~UR kal. 1. Kap me pe, të shkuargjilpërë, anët e copave prej pëlhure, prej stofi, prej lëkure, një kopsë etj.; bëj rroba sipas masës; kund. shqep. Qep këmishën. Qep me dorë (me makinë). Qep me pe (me spango). Qepi një këmishë me porosi. Mësoj (di) të qep. Makinë për të qepur.
2. mjek. Bashkoj me pe, të shkuargjilpërë, dy buzët e një plage a të një të çaretrup. Qep plagën. Ia qepën buzën e çarë.
3. I lidh fletët e letrës a fashikujt e një libribashku me pe a me tel. Qep librin. Qep dokumentet.
4. fig. Mbyll fort. Qepe gojën! Duhet ta qepësh njëherë e përgjithmonë!
5. fig. Puthit fort, bashkoj e shtrëngoj fort. I qepi buzët. M'i qepi gjumi sytë (qepallat).
6. fig. Thur, shkruaj. Kishte qepur një poezibukur. Qepi një këngë të re për festival.
Sin.: zë, lidh, mbërthej, puq, përpuq, ildis, end, godit, bëj.
*Pret e qep (dikush). I kanë qepur *arnën (dikujt). I qepi *buzët (dikush). E qepi (e kyçi, e mbylli, e mbërtheu) *gojën (dikush). Qep edhe pa *gjilpërë (dikush). Qep me pe të kalbur (dikush). Qep një *pëllëmbë e shqep një pash (dikush). Qep e shqep (dikush) e zvarrit shumë një punë, nuk e mbaron kurrë; as e kryen e as e lë; hiq e mos këput. *Vetë pret e vetë qep (dikush).

QEP

QEPII vep., ~A, ~UR bised. Kalis gurin e mullirit, kosën; gdhend anët e gurit, të drurit etj.

QEP

QEPIII vep., ~A, ~UR bised. Qëlloj, i bie, gjuaj. Ia qepi një turinjve.


Rezultate të ngjashme

QEPURÁR,~E mb. Që zgjedh shumë e bën naze; buzëhollë; nazeli. Djalë qepurar.Sin.: nazeli, cenak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPURÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që zgjedh shumë e bën naze. Dukej qepurari që qe nazali.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPURÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që zgjedh shumë e bën naze. Ankime qepurareje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPURÁÇ,~E mb. 1. Që i ka buzët të dala, buzëdalë; i dalë. Djalë qepuraç. I ka buzët qepuraçe.2. I shkathët; i shpërdhitë. U bë qepuraç.Sin.: buzarak, i dalë, i zhdërvjellët, i sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPURÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i ka buzët të dala. Mos ia pafsha bojën qepuraçit!

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPURÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i ka buzët të dala. Pamje si e qepuraçes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPÚAR (i, e) mb. Që është qepuar. Enë e qepuar përbrenda.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPÚJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Qepë e vogël që rritet nga fara dhe që përdoret për t'u mbjellë ose për ushqim. Qepujka të regjura. Qepujka me mish. Qepujka turshi. Ngastër me q…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPÚL/E,~JA f. sh. ~E,~ET bot. Qepujkë. Kultivohet me qepule.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QEPÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qepujkë. Mbjellja me qepushka.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.