Fjalori
QENIE

QÉNI/E,~A 1. vet. nj. Gjendja e dikujt a e diçkaje, që ështërealitet; prania e dikujt a e diçkaje në një vend, në rrethanacaktuara ose në një gjendjepacaktuar; të qenët, ekzistencë. Qeniapushtet. Qeniaparti. Qenia e tij si punëtor. Qenia jonë këtu.
2. filoz., vet. nj. Tërësia e sendeve dhe e dukurive, që ekzistojnë pavarësisht nga ndërgjegjja; materia. Qenia dhe ndërgjegjja. Qenia shoqërore ka të bëjë me një grup individësh që lidhet me përkatësinë shoqëroreraportet shoqërore.
3. Gjithçkaështë e gjallë dhelëviz, njeri ose kafshëjeton. Qenie e gjallë. Qenie me vetëdije. Njeriu është qenia më e lartë. Njeriu si qenie shoqërore.
4. Njeri i veçantë, me tiparet e me botën e tij; tërësia e vetive fizike e shpirtërore, që e bëjnë njeriun ta ndiejë veten si individ i veçantë me jetën e me botën e tij. Qenie e dashur. Qenia më e afërt për të. E do me gjithë qenien e tij.
Sin.: prani, të qenët, të ekzistuarit, jetë, gjallesë, krijesë.


Rezultate të ngjashme

QENÍ,~A f. përmb. Qenëri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENÍSHT ndajf. Qenërisht. Punon qenisht. Sillet qenisht. Ia mori qenisht.Sin.: qençe, poshtërsisht.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.