Fjalori
QENDËRZOJ

QENDËRZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., tek. Bëj që të rrotullohet rreth një boshtipërbashkët me një pjesë tjetër; sjell drejt një qendre; përqendroj. Qendërzoj aparatin. Qendërzoj ujërat e instrumentit.


Rezultate të ngjashme

QÉND/ËR, ~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. gjeom. Pikë e baraslarguar nga të gjitha pikat e një vije të lakuar të një rrethi a të një sipërfaqeje të përkulur. Qendra e rrethit. Qendra e shum…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRFÚG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Centrifugë. Qendërfuga e makinës larëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRÍKËS,~E mb., spec. Që synon të largohet prej qendrës gjatë lëvizjes, centrifug; kund. qendërsynues. Forcë qendërikëse. Pompë qendërikëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur qendërsoj. Qendërsimi i lojës. Qendërsimi i topit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR Zhvendos në qendër, sjell drejt një qendre. Qendërsoni lojën.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRSÚAR (i, e) mb. Që është qendërsuar; i zhvendosur drejt qendrës. Lojë e qendërsuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRSYNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Synimi për të shkuar drejt qendrës së diçkaje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Veprimi kur qendërzoj a qendërzohet. Qendërzimi i ekonomisë në kryeqytet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRZÚAR (i, e) mb., tek. Që është vendosur në të njëjtën qendër me një pjesë a vegël tjetër; i përqendruar; që është sjellë në të njëjtën qendër me diçka tjetër. Shërbim i qendë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

QENDËRZÚES,~E mb. Që sillet në të njëjtën qendër me diçka tjetër. Poli qendërzues. Unazë qendërzuese. Motivi qendërzues i poezive.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.