Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QEN,~I m. sh. ~, ~TË 1. zool. Kafshë gjitare shtëpiake, mishngrënëse, me trup mesatar, që ka nuhatje të fortë, që afrohet shpejt me njeriun dhe që mbahet për të ruajtur shtëpinë, bagëtinë, për gjah, si kafshë shoqërimi etj. Qen i bardhë (i zi). Qeni leh (angullin, kuit). Lidh qenin. Lëshoj qenin. Mbaj qen. Gjumë qeni gjumë i keq, me shqetësime të shumta. Gjellë qensh ushqim i gatuar shumë keq, gjellë pa shije. Not qeni not duke lëvizur me shpejtësi brenda në ujë duart të përkulura përpara gjoksit. Dridhet si qen dridhet shumë (nga të ftohtët ose nga frika). Rron si qen jeton shumë keq. Hahen si qentë. E la si qen rruge. E braktisi si qen rruge.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme qensh ose kafshësh. Qen bariu. Qen bastard. Qen stani qen me trup mesatar ose të madh, që mbahet për të ruajtur bagëtinë. Qen gjuetie langua, zagar. Qen kufiri. Qen bubalesh. Qen deti peshkaqen. Qen dhensh. Qen endacak. Qen gjahu qen sportiv, zagar, gjahtar. Qen fermues qen kërkues, i cili në çastin kur ndien afër gjahun, rri pa lëvizur në pozicion të ngrirë, çka e bën gjuetarin të kuptojë se qeni ka zbuluar gjahun. Qen ndjekës qen i specializuar për gjahun me qime, që e ndjek atë sipas erës së gjurmëve. Qen rakun qen i ngjashëm me një rakun. Qen pekinez. Qen policie. Qen race. Qen roje qen me trup të vogël a mesatar, që mbahet kryesisht në familje si kafshë shoqërimi. Qen rrugësh qen endacak. Qen-ujk qen me trup të madh e të fuqishëm, shumë i ngjashëm me ujkun, që mbahet për të ruajtur bagëtinë, për të gjurmuar keqbërësit etj.
3. fig., shar. Njeri i keq, i pabesë dhe shumë i ulët. Qen i pabesë. Qeni i qenit. Qen bir qeni njeri i keq që rrjedh nga prindër të këqij; njeri i poshtër. Ia tregoj unë, qenit. Qen besnik (rojë) (i dikujt) (përb.) njeri i bindur përulësisht një tjetri, ai që i shërben dikujt verbërisht. Qen gjahu njeri që gjuan rastet e shfrytëzon mundësitë për të arritur diçka, ai që nuhat shpejt çdo rast të favorshëm. Qen kopshtari (keq.) njeri që as vetë nuk e përdor diçka, as të tjerët nuk i lë ta përdorin, njeri që nuk e gëzon vetë një të mirë dhe nuk i lë as të tjerët ta gëzojnë.
4. Pjesë e dytë e disa emërtimeve të pathjeshta. Dhëmbë qeni (anat.) dhëmbë të mprehtë që gjenden midis dhëmbëve prerës dhe dhëmbëve të pasëm. Kopër qeni (bot.) bimë barishtore aromatike. Not qeni stil noti ku krahu dhe këmba lëvizin ashtu si noton qeni. Trofta e qenit (zool.). Sëmundje qeni (mjek.) (lat. Echinococcosis) sëmundje parazitare që shfaqet te njerëzit; ekinokokozë. Shirit qeni (mjek.) (lat. Taenia echinococcus) parazit që mund të infektojë njerëzit me një sëmundje serioze të mundshme; shirit ekinokoku.
✱Sin.: qenush, kone, llangos, kuç.
♦ U bënë *lëng për qentë keq. I bëhem qen e mace (dikujt) keq. i lutem me të madhe për diçka, i përulem; i puth këmbët keq.; i puth këmbë e dorë keq.; i lutem me kapuç në dorë; e vë në be (dikë). E bëri për *hu qeni (dikë) keq. *Bisht qeni përb. Bli qen e shit këlyshë me të keq, punë pa punë; sa për të mbijetuar, sa për të mos vdekur urie, sa për të mbajtur frymën gjallë. Djathë (gjalpë, dhjamë) i mirë në *lëkurë të qenit përçm. Do (kërkon) edhe qeni brekë tall. vulg. thuhet për dikë që kërkon diçka të pamundur a të pangjashme, do diçka që është budallallëk a qesharake ta kërkosh; është tekanjoz; (do) bukë mbi pogaçe; kërkon vezë në hell. Në *gojë të qenit (të ujkut). Kur të dhjesin qentë tall. vulg. shumë herët në mëngjes, pa dalë dielli, qëmenatë. S’e ha as qeni (s’e hanë as qentë) (diçka) është shumë e keqe, nuk të pëlqen fare, të neveritet; s’e ha as macja. (Ka) sa të hanë qentë. ka shumë, ka me tepri; (ka) sa të hanë lopët; (ka) sa të hajë dreqi. Ha qeni petulla iron. 1. Është një gjendje ekonomike shumë e mirë, ka bollëk të madh, ka një mirëqenie të lartë, me tepri të mirash. 2. Dikur, në një kohë që s’kthehet më. S’ia ha qeni *shkopin (dikujt). Është i zoti. (Është) për t’ua hedhur qenve (diçka) është shumë e keqe; nuk mund të hahet (kryesisht për ushqimet). Nuk ka as *hirrë për qen (dikush). *Jetë qeni keq. (Ka) sa të hajë qeni i kallajxhiut tall. shih (ka) sa të hanë qentë. Ka *shpirtin e qenit (dikush) përçm. S’ka ku ta zërë (ku ta kapë) qeni (dikë) është zhele-zhele, është leckaman; është i zhveshur e i zbathur; është shumë i varfër e i këputur; s’ka ku ta kapë ferra; është pa opinga në këmbë (dikush). Ku leh qen e ku del tym (dhe ku bën daullja bym) iron. thuhet për një njeri të qejfit, të cilit i pëlqen të bredhë derë më derë e festë më festë; atje ku ka dasmë e aheng, atje shkon; është njeri i qejfit e i ahengjeve. Kujto qenin e bëj gati (rrëmbe) shkopin keq. thuhet kur papritur vjen dikush, të cilin sapo e kemi përmendur, por që nuk e duam; kund. kujto mikun e bëj gati dashin. Leh si qeni në hënë (dikush) keq. thërret shumë, bërtet me të madhe për diçka të kotë ose të paarritshme; ankohet duke ulëritur. Luan qeni i kallajxhiut (diku). 1. Bëhet zhurmë e madhe diku, ka shumë potere; po ndodh diçka që s’është parë ndonjëherë. 2. Bëhet gosti e madhe, me shumë njerëz dhe me shumë të ngrëna e të pira; bëhet qejf i madh. (Mbahet) si qeni në qerre (dikush) tall. shih (mbahet) si gjeli majë plehut (dikush). E njeh qeni qenin mospërf. janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin, kanë diçka të përbashkët, kanë gjetur shoku-shokun, përputhen e pajtohen njëri me tjetrin (zakonisht jo me ngjyrim miratues); janë të një kallëpi; pjerdhin në një kungull përb.; kanë lidhur pizgat (në një); i kanë pipëzat (pipat) bashkë; i mbajnë anën e lëmshit (njëri-tjetrit) iron. S’e njeh qeni të zotin (diku) është rrëmujë e madhe, s’kupton dot ku je, me kë je e çfarë bëhet; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin. Qen që ha të zonë (të zotin) përçm. njeri i lig dhe i pabesë; mosmirënjohës, bukëshkalë. Si qentë në kërmë (në kocka) përçm. duke u kacafytur njëri me tjetrin (thuhet për njerëz që zihen e grinden keq). Qen i lëshuar nga zinxhiri njeri i papërmbajtur; ai që sillet si i tërbuar; njeri i uritur për diçka. Me qen e me mace me të gjithë e me gjithçka; duke marrë me vete të gjithë e çdo gjë; me kuç e me maç; me soj e sorollop. (Sikur) qeni *qepën të hajë (Shkoi) për *dhjamë qeni (dikush a diçka). (Shkojnë) si qeni me macen zihen vazhdimisht njëri me tjetrin, hahen e grihen; shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, nuk pajtohen kurrë; (shkojnë) si macja me miun; (shkojnë) si eshka me urorin (me masatin); (shkojnë) thikë e brisk; (shkojnë) majë më majë (majë e brisk); i kanë (i kanë vënë) gjilpërat majë më majë. (Shkoi) si qeni në vresht (në rrush) (dikush) mospërf. u vra ose pësoi diçka të keqe rastësisht; u vra kot; humbi kot, pa asnjë shkak e pa dobi; (shkoi) për dhjamë qeni; (shkoi) si sëpata pa bisht. E ka vënë *syrin e qenit në ballë (dikush) përçm. Zuri qeni një lepur! iron. rastisi një herë; ndodhi një gjë që qëllon një herë e nuk është tregues për diçka më të përgjithshme.
QENÁR,~II m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Rrip në anë të një sendi a të një vendi; anë, skaj. Qenari i bukës. Qenari i arës. Qenarët e shtëpisë. Në qenar të fshatit. 2. fig. Vendi që ka zënë dik…
Shfaq përkufizimin e plotë →QENÁR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Pëlhurë a pe i bardhë prej pambuku. Këmishë qenari.
Shfaq përkufizimin e plotë →QENÁR,~IIII m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Trashëgimtar. U shkul me rrënjë e s’la qenar pas vetes.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÉN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET shar. Vajzë a grua e keqe, zemërligë dhe e pabesë. Ç'ia punoi, ajo qenia!
Shfaq përkufizimin e plotë →QENGJ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. I vogli i deles pa mbushur vitin, shqerrë. Qengj i bardhë (i zi, i larmë). Mish qengji. Lëkurë qengji. Tufë qengjash. Qengj pirës qengj i vogël që ushqeh…
Shfaq përkufizimin e plotë →QENÍ,~A f. përmb. Qenëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÉNI/E,~A 1. vet. nj. Gjendja e dikujt a e diçkaje, që është në realitet; prania e dikujt a e diçkaje në një vend, në rrethana të caktuara ose në një gjendje të pacaktuar; të qenët…
Shfaq përkufizimin e plotë →QENÓR,~E mb. Që është i ngjashëm me qenin; që i përket qenit. Dhëmbët qenorë. Besnikëri qenore. Gjitarët qenorë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QENÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Dhëmbi i qenit; qenth. Qenorët mbijnë në nofullën e poshtme.
Shfaq përkufizimin e plotë →QÉNË,~T (të) as. 1. Gjendja sipas kuptimeve të foljes JAM. Të qenët i kuptueshëm. Të qenët i pandryshueshëm. Të qenët i palodhur. Opozita mbaroi së qeni fasadë.2. Prania e dikujt a…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë