Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QELÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Kthinë e vogël në një manastir, ku banon murgu ose murgesha. Qelitë e murgjve (e murgeshave). Dera e qelisë. Qelitë e manastirit.
2. Kthinë e vogël dhe e ngushtë në një burg, ku veçohet një i burgosur; birucë. Qeli e errët. E futën në qeli. Qëndroi në qeli për disa kohë.
3. Dhomë e vogël në qilar ku ruhen ushqimet; bimsë. Gjyshet i mbanin ushqimet në qeli
✱Sin.: birucë, kaush, qilar, bodrum.
♦ Qeli pa dritare (e mbyllur) njeri i mbyllur, që nuk i nxjerr kurrë të fshehtat; varr i mbuluar; arkë e mbyllur.
QELIBÁR mb. 1. Që është shumë i pastër, i kthjellët, i kulluar. Qielli ishte qelibar. E ka ujin qelibar. 2. fig. Shumë i pastër nga ana morale, i kulluar; i çiltër. E ka shpirtin q…
Shfaq përkufizimin e plotë →QELIBÁR,~I m. Rrëshirë e ngurtësuar e disa drurëve halorë, me ngjyrë të verdhë në të kuqe a në të murrme, pothuaj e tejdukshme, që përdoret për të bërë sende të ndryshme zbukurimi.…
Shfaq përkufizimin e plotë →QELIBÁRTË (i, e) mb. 1. Që është bërë prej qelibari; që ka ngjyrën a vetitë e qelibarit. Dhoma e qelibartë. Cigarishte e qelibartë. Mjalti i gështenjës me ngjyrë të errët, gjejmë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →QELÍM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Drekë ose darkë përkujtimore e ritit islam që shtrohet për miqtë e familjes, për të përkujtuar të vdekurin pas dyzet ditësh ose pas gjashtë muajsh. Shtro…
Shfaq përkufizimin e plotë →QELIZÓR,~E mb., biol. Që ka të bëjë me qelizën, që i përket qelizës, që përbëhet prej qelizave ose që përmban qeliza. Ind qelizor. Lëng qelizor. Ndërtimi qelizor. Çdo qelizë në jet…
Shfaq përkufizimin e plotë →QELÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. biol. Njësia themelore më e thjeshtë, e ndërtimit të indeve të qenieve të gjalla dhe të bimëve, që ka aftësinë e shkëmbimit të lëndëve dhe përbëhet pre…
Shfaq përkufizimin e plotë →QELIZËNGRË́NI/E,~A f., mjek. (lat. Phagocytosis) Proces qelizor për gëlltitjen dhe për eliminimin e mikroorganizmave, e substancave të huaja dhe të qelizave të vdekura; fagocitozë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QELIZËNGRË́NËS,~I m., mjek. Lloj qelize imune që mund të rrethojë dhe të vrasë mikroorganizmat, të gëlltisë materiale të huaja dhe të largojë qelizat e vdekura; fagocit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë