Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: QELB
QELB

QELB,~I m. (lat. Pus) Lëng i trashë me ngjyrëverdhemë e me erë të keqe, që mblidhet në një plagëpezmatuar. Shtrati i qelbit. Zë qelb. Plagë me qelb. Mbledh qelb. Gjaku prishet e bëhet qelb.
E ka mbledhur si plaga qelbin e ka mbledhur me vështirësimadhe, me shumë lodhje e mundim. Qelb nën thua njeri i keq e i rrezikshëm; diçka që nuk duket, por që është shumë e dëmshme.

QELB

QELBII vep., ~A, ~UR 1. kal. Lëshoj erë të keqe; i jap erë të keqe; prish ajrin; jokal. Bie erë të keqe. Qelbën gjithë dhomën.
2. kal., vet. v. III Qelbet. E qelbi ajrin. Uji i ndenjur qelb vetveten.
3. kal. Ndot shumë, fëlliq. M’i qelbi duart. Na e qelbi gjithë shtëpinë.
4. kal., fig. E prish fare një punë; e bëj shumë keq diçka, e katranos. E qelbi punën. E ka qelbur fare me ato që po bën.
Sin.: kundërmoj, qelbëzon, ndot, prish, djallos.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.