Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►QARTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. v. III Pastrohet nga retë, nga papastërtitë; kthjellohet. Qartësohet moti.
2. v. ІІІ I ikin papastërtitë një lëngu ose i kullojnë në fund, kthjellohet; kund. turbullohet. Ujërat u qartësuan.
3. fig. Më bëhet e qartë një çështje a diçka e errët, më sqarohet diçka; kthjellohem. M’u qartësua mendimi. Iu qartësua rruga.
4. pës. e QARTËSÓJ. U qartësua nga biseda.
✱Sin.: kthjellohet, kthjellet, ndriçohet, sqarohem, pastrohet, kullohet, shkoqitet, ftillohem,.
QARTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj që të duket mirë e pastër; kthjelloj; kund. errësoj. Qartësoj figurën. Qartësoj pamjen. Qartësoje ekranin. Qartësoi lëngjet.
2. fig. E bëj të qartë një çështje a diçka të errët; e sqaroj. I qartësoi mendimet. I qartësoi pasojat.
✱Sin.: kthjelloj, kthjell, ndriçoj, pastroj, sqaroj, kulloj, shkoqis, ftilloj.
QARTËSÍ,~A f. Të qenët i qartë; kthjelltësi. Qartësia e ujit. Qartësia e mendimeve. I mungon qartësia. ✱Sin.: kthjellim, pastërti, dallueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →QARTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur qartësojmë a kur qartësohemi; kthjellim; kund. errësim. Qartësimi i figurës. Qartësimi i tregut. 2. fig. E bëj të qartë një çështje a diçka t…
Shfaq përkufizimin e plotë →QARTËSÍSHT ndajf. Qartë, me qartësi, pa asnjë dyshim. Foli qartësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →QARTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj që të duket mirë e pastër; kthjelloj; kund. errësoj. Qartësoj figurën. Qartësoj pamjen. Qartësoje ekranin. Qartësoi lëngjet. 2. fig. E bëj …
Shfaq përkufizimin e plotë →QARTËSÚAR (i, e) mb. Që është qartësuar. Pamje e qartësuar. Kuptimi i qartësuar. Zë i qartësuar. ✱Sin.: i kthjelluar, i ndriçuar, i pastruar, i sqaruar, i kulluar, i shkoqitur, i f…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë