Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QÁRKULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur qarkullojmë ose kur qarkullohemi. Qarkullim i shpejtë (i ngadaltë). Qarkullim i dendur (i rrallë). Qarkullimi i këmbësorëve. Qarkullimi i mjeteve. Qarkullimi në qytet. Rregullat e qarkullimit. Qarkullimi rrugor. Qarkullimi nga ana e djathtë. Qarkullimi nga ana e majtë. Qarkullim topi në fushë (sport.). Ndalohet qarkullimi.
2. Varg shndërrimesh ose procesesh, që kryhen duke e përshkuar një rrugë a një rreth sipas një rregullsie të përsëritur; pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta e të qëndrueshme. Qarkullimi i gjakut (fiziol.) lëvizja e vazhdueshme e gjakut nga zemra nëpër arterie deri tek enët më të vogla të gjakut dhe pastaj nëpër vena përsëri në zemër e në mushkëri. Qarkullim i madh i gjakut. Qarkullim i vogël i gjakut lëvizja që bën gjaku nga barkushja e djathtë në mushkëri. Qarkullim i mbyllur. Qarkullim ujor qarkullimi që bën uji në tokë dhe në atmosferë. Qarkullimi i ujit në natyrë avullimi i ujit nga toka dhe rënia e tij përsëri në trajtë reshjesh. Qarkullim azoti procesi i lëvizjes së azotit nga atmosfera në tokë dhe anasjelltas, përmes të cilit përcaktohen rrugët e ardhjes së azotit në tokë dhe të humbjes së tij. Qarkullimi bujqësor këmbimi sistematik dhe metodik i kulturave bujqësore brenda të njëjtit vit, nga njëri vit në tjetrin, që lidhet edhe me bimët që kanë një periudhë të shkurtër prodhimi. Sistemi njëvjeçar (dyvjeçar) i qarkullimit të kulturave bujqësore. Qarkullim ushqimor cikël a rrugë rrethore nëpërmjet së cilës lëvizin elementet ose molekulat kimike të një ekosistemi; cikël gjatë të cilit qarkullojnë elementet nëpërmjet faktorëve të ekosistemeve, si uji (hidrosfera), toka (litosfera) dhe ajri (atmosfera); cikël biogjeokimik. Qarkullimi njëkulturor qarkullimi bujqësor, gjatë të cilit në të njëjtën ngastër toke kultivohet e njëjta bimë nga viti në vit. Qarkullim shumëkulturor qarkullimi bujqësor kur kultivohen në të njëjtën ngastër toke në mënyrë të njëpasnjëshme bimë të ndryshme. Qarkullim i automatizuar. Qarkullim i dokumenteve sistemi i qarkullimit të dokumenteve me nënshkrim elektronik. Qarkullim i kontrolluar i librit (i gazetës). Qarkullim i kufizuar. Qarkullim i librave ndërmjet personelit. Qarkullim i përgjithshëm.
3. ek., fin. Shitje e blerje e prodhimeve dhe e mallrave; përdorimi i të hollave në veprimet tregtare e financiare; sasia e mallrave të shitura brenda një kohe, e shprehur në të holla. Qarkullimi i mallrave. Qarkullimi i parave. Qarkullimi i kapitalit. Vëllimi i qarkullimit. Mallra me qarkullim të ngadaltë. Hedh në qarkullim e nxjerr në shitje (një mall, një prodhim); nxjerr të përdoret në veprime (një monedhë). Doli në qarkullim doli në shitje. E hoqën nga qarkullimi.
4. Përdorim i diçkaje nga shumë njerëz dhe për një kohë të vazhdueshme. Hyn në qarkullim një fjalë e re. Është në qarkullim në rrethet shkencore. Nxjerr në qarkullim një këngë të re. Ka dalë nga qarkullimi nuk përdoret më.
5. Kalim në një detyrë tjetër si metodë për të përtëritur përbërjen e organeve drejtuese, për të shmangur rrezikun e burokratizimit të nëpunësve, duke i kaluar këta në një detyrë ose në një vend tjetër. Qarkullimi i nëpunësve. Qarkullim në bazë. Bëj qarkullimin. Shkon (vjen) me qarkullim.
6. Pajisje e automjeteve me një dokument që vërteton gjeneralitetet e automjetit dhe pronësinë e tij; autorizim; dokument; librezë. Leje qarkullimi e makinës. Qarkullim prove autorizim për qarkullim prove për mjetet që qarkullojnë për prova teknike e eksperimentale.
✱Sin.: ecje, lëvizje, kalim, rrotullim, përcjellje, shpërndarje, shitblerje, përhapje, shndërrime, zhvendosje.
QÁRKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT Vijë e përkulur dhe e mbyllur në trajtë rrethi; diçka në formë rrethore; qark.
Shfaq përkufizimin e plotë →►QARKULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës e QARKULLÓJ. Kalohet në një detyrë tjetër ose shkohet në një vend tjetër; shpërndahet. Qarkullohet në një qark tjetër. Qarkullohet dorë më …
Shfaq përkufizimin e plotë →QARKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Shkoj diku e kthehem përsëri; lëviz; vij rrotull: Qarkullon poshtë e lart. Qarkullojnë makinat. 2. v. III Lëviz nëpër një rrugë të mbyllur; hy…
Shfaq përkufizimin e plotë →QARKULLÚAR (i, e) mb. Që ka kaluar në një detyrë tjetër ose që ka shkuar në një vend tjetër për të bërë qarkullimin (për nëpunësit); i lëvizur. Nëpunës i qarkulluar. 2. si em. m. e…
Shfaq përkufizimin e plotë →QARKULLÚES,~E mb. 1. Që lëviz nëpër një rrugë zakonisht të mbyllur; që kalon pa ndërprerje nëpër një mjedis, që nuk qëndron në një vend (për lëngjet, gazet dhe rrymat); i qarkullue…
Shfaq përkufizimin e plotë →QARKULLÚESH/ËM (i),~ME (e) mb. Që mund të kalojë pa ndërprerje nëpër një mjedis; qarkullues. Uji i qarkullueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë