Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QARKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zyrt. Shkresë zyrtare e një organi të lartë qendror, që përmban një urdhër a një udhëzim ose një njoftim të rëndësishëm dhe që u dërgohet njëkohësisht gjithë organeve më të ulëta. Qarkore e posaçme. Lëshoi një qarkore të veçantë. U gjet një qarkore e shkruar latinisht.
✱Sin.: dokument, urdhër, porosi.
QARKÓR,~E mb. 1. Që bëhet a që kryhet në trajtën e një rrethi; rrethor. Lëvizje qarkore. 2. Që lidhet me qarkun si ndarje kryesore tokësore e administrative; që i përket qarkut, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →QARKÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist., bised. Komitet partiak i një qarku gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe në vitet e para pas saj. Sekretari i qarkorit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë