Fjalori
QËROHEM

QËR/ÓHEM jovep., ~ ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Pastrohem, dëlirem; më hiqen puçrrat, dregëzat ose njollatjera nga lëkura e fytyrës dhe e trupit. Qërohem nga ferrat. U qëruan djemtë e u bënë si pëllumba.
2. vetv., vet. v. ІІІ Kthjellohet, pastrohet nga retë. Qielli u qërua fare.
3. vetv., vet. v. III pastrohen sytë, veshët, gryka ose hunda nga diçka që i kishte zënë e i pengonte. M’u qërua gryka. Iu qërua zëri ka nisurflasë me zë të pastër, jo të ngjirur. Iu qërua vështrimi ka nisurshohë qartë.
4. vetv., keq. Iki si i padëshiruar; dëbohem. Qërohu që këtu! U qërua nga vendi.
5. pës. e QËRÓJ. Patatet lahen, pastaj qërohen.
Sin.: pastrohem, dëlirem, spastrohem, çlirohem, dëbohem, zhdukem, shporrem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: QËROJ
QËROJ
QËROJ

QËR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. bised., përçm. E dëboj si të padëshirueshëm, e shporr. I qëroi hesapet (me dikë). E qëruan nga puna (nga shkolla).
Sin.: shporr, zhduk, dëboj, largoj, fshij, shfaros, largoj, zhduk.

QËROJ

QËR/ÓJIII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., mospërf., keq., Grabis, vjedh. Ia qëruan xhepat. Të qëronbardhën e syrit dikush është shumë i zoti.
Sin.: grabis, vjedh.

QËROJ

QËR/ÓJIV vep., ~ÓVA, ~ÚAR euf. Tredh. Qëroi dashin.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.