Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QËNDRUESHMËRÍ,~A f. 1. fiz., tek. Vetia e një trupi për të përballuar një forcë a një ndikim që ushtrohet mbi të; qëndresë; elektr. rezistencë. Qëndrueshmëri e madhe. Qëndrueshmëri mekanike. Qëndrueshmëri fizike. Qëndrueshmëri kimike. Qëndrueshmëria e betonit. Humb qëndrueshmërinë. Qëndrueshmëri elektrike. Qëndrueshmëria e përçuesit.
2. Të qenët i qëndrueshëm; vetia e dikujt që është i qëndrueshëm për të mos u përkulur përpara vështirësive, tronditjeve, fatkeqësive etj. ose për të përballuar pa u lëkundur diçka; cilësia e diçkaje të qëndrueshme; fortësi. Qëndrueshmëria e organizmit. Qëndrueshmëria e bimës ndaj sëmundjeve. Qëndrueshmëri e lartë. Qëndrueshmëri në kohë. Qëndrueshmëri e ngjyrës. Qëndrueshmëri ndaj dritës. Mungesë qëndrueshmërie.
✱Sin.: qëndresë, rezistencë, fortësi, durueshmëri, stabilitet.
QËNDRÚES,~E mb. I qëndrueshëm. Material qëndrues. Ngjyrë qëndruese.✱Sin.: i papërkulshëm, i durueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËNDRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e përballon një forcë të jashtme pa u dëmtuar, që mban shumë; që e ruan gjendjen e vet, që nuk ndryshon gjatë një kohe të caktuar; që mbetet një…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë