Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QËNDRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që e përballon një forcë të jashtme pa u dëmtuar, që mban shumë; që e ruan gjendjen e vet, që nuk ndryshon gjatë një kohe të caktuar; që mbetet njësoj. Material i qëndrueshëm ndaj zjarrit. Ngjyrë e qëndrueshme. Material ndërtimi i qëndrueshëm. Organizëm i qëndrueshëm. Mikrob i qëndrueshëm. Kohë e qëndrueshme. Të ardhura të qëndrueshme.
2. Që u qëndron vështirësive, fatkeqësive etj., që nuk thyhet; që nuk ndërron udhën që ka zgjedhur; që është veti e një njeriu të tillë. Njeri i qëndrueshëm. Me vullnet të qëndrueshëm. I qëndrueshëm në mendime.
3. fig. Që mbahet a ruhet për një kohë të gjatë ashtu siç është, që nuk prishet a nuk ndryshohet me kalimin e kohës; i fortë. Miqësi e qëndrueshme. Paqe e qëndrueshme. Sistem i qëndrueshëm. Qeveri e qëndrueshme. Tipare (ndjenja) të qëndrueshme. Tog i qëndrueshëm. (gjuh.) togfjalësh, sintagmë, ku përbërësit kanë lidhje të ngushta kuptimore.
4. bot. Që nuk bie nga druri ose nga shkurrja; kund. rënës. Gjethe të qëndrueshme.
✱Sin.: qëndrues, qëndrak, rezistent, i durueshëm, i palëvizshëm, i palëkundshëm, i patundshëm, stoik, i vendosur.
QËNDRÚES,~E mb. I qëndrueshëm. Material qëndrues. Ngjyrë qëndruese.✱Sin.: i papërkulshëm, i durueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËNDRUESHMËRÍ,~A f. 1. fiz., tek. Vetia e një trupi për të përballuar një forcë a një ndikim që ushtrohet mbi të; qëndresë; elektr. rezistencë. Qëndrueshmëri e madhe. Qëndrueshmëri…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë