Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QËNDRESËTÁR,~E mb. Që përballon vështirësi e fatkeqësi të mëdha, që nuk thyhet; i qëndrueshëm, i papërkulshëm. Popull qëndrestar.
✱Sin.: i qëndrueshëm, i durueshëm.
QËNDRESËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përballon vështirësi a fatkeqësi të mëdha, ai që nuk thyhet; ai që ka bërë qëndresë të fuqishme në udhën e zgjedhur. Një qëndresëtar dhe luftëtar i lirisë. Një qëndresëtar si hekuri që mban.
QËNDRESËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që përballon vështirësi a fatkeqësi të mëdha, ajo që nuk thyhet e bën qëndresë. Një qëndresëtare frymëzuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËNDRÉS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Ndalesë e dikujt a e një mjeti udhëtimi; vendi ku bëhet kjo ndalesë; qëndrim. Udhëton pa asnjë qëndresë. Zbriti te qëndresa e parë. ✱Sin.: ndalje, ndal…
Shfaq përkufizimin e plotë →QËNDRÉS/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT fiz., tek. 1. Veti e një trupi për të përballuar një forcë a një veprim që ushtrohet mbi të pa iu prishur forma ose ndërtimi i brendshëm; qëndrueshmër…
Shfaq përkufizimin e plotë →QËNDRÉS/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT 1. Mbrojtje me armë e me luftë kundër një sulmi pa u tërhequr e pa u përkulur; kundërshtimi me forcë i dhunës ose i shtypjes. Qëndresë heroike. Qëndr…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë