Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QËMÓÇ/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është shumë i vjetër në moshë. Plak i qëmoçëm. Rrap (ulli) i qëmoçëm.
2. Që lidhet me një kohë të largët, që ka ndodhur shumë kohë më parë, i dikurshëm, i njëhershëm, i lashtë; që është prej shumë kohësh, i vjetër. Traditat e qëmoçme. Zakone të qëmoçme. Shtëpi e qëmoçme. Veshje të qëmoçme.
✱Sin.: i vjetruar, i moshuar, moshëthyer, i moçëm, i mëparshëm, i hershëm, i ngahershëm, i vjetër, i kahershëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë