Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
QËLLIMÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë a lidhet me një qëllim të caktuar; i qëllimshëm. Përdorim qëllimor. Lidhje qëllimore.
2. gjuh. Që përdoret kur shprehet një qëllim (për lidhëzat që, me qëllim që, në mënyrë që); që lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon qëllimin e veprimit të shprehur në fjalinë drejtuese (për fjalitë). Lidhëz qëllimore (Doli që të blejë disa libra). Fjali qëllimore (Që të dish, duhet të mësosh).
✱Sin.: i parallogaritur, i shoshitur, i rrahur, i shqyrtuar.
QËLLÍM,~IІ m. Veprimi kur qëllojmë a kur qëllohemi; goditje. Qëllimi me armë. Qëllimi në shenjë.✱Sin.: të qëlluarit, goditje, e shtënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLÍM,~IІІ m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka që e synojmë a që kërkojmë ta arrijmë; synim. Qëllimi kryesor (i parë). Qëllimi i jetës. Qëllimi i mësimit. Qëllim në vetvete diçka që nuk shërb…
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLIMÍSHT ndajf. Me një qëllim të caktuar; me paramendim, enkas; me keqdashje, me kast. E bëri qëllimisht. E shkeli qëllimisht. Erdhi qëllimisht. E tregoi qëllimisht këtë histori.…
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLIMKÉQ,~E mb. Që ka synim a qëllim të keq; kund. qëllimmirë. Njeri qëllimkeq. Shtrembërime qëllimkeqe.✱Sin.: keqdashës, dashakeq, dashaligës, fillzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLIMMÍRË mb. Që ka synim a qëllim të mirë; kund. qëllimkeq. Njerëz qëllimmirë. Propozim qëllimmirë.✱Sin.: mirëdashës, dashamirës, miqësor, fillmirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka një qëllim të caktuar, që bëhet me një qëllim. Veprim i qëllimshëm.✱Sin.: qëllimor, qëllimtar, i qëllimtë, i paramenduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLIMTÁR,~E mb. I qëllimshëm. Fjalim qëllimtar. Bëhuni qëllimtarë.✱Sin.: qëllimor, qëllimtar, i qëllimtë, i paramenduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLÍMTHI ndajf. Qëllimisht, me qëllim. Derdh qëllimthi ujin.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLÍMT/Ë (i), ~ME (e) mb. I qëllimshëm. Plan i qëllimtë. Të jetë zjarr i qëllimtë?✱Sin.: qëllimor, qëllimtar, i qëllimshëm, i paramenduar.
Shfaq përkufizimin e plotë →QËLLIM/ZÍ,~ZÉZË mb., libr. Që ka qëllim të keq; ogurzi. Skenar qëllimzi. Përpjekjet qëllimzeza.✱Sin.: i qëllimshëm, ogurzi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë