Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PY/LL,~LLI m. sh. ~JE, ~JET 1. Sipërfaqe e madhe toke e veshur me drurë të dendur e të lartë ose me shkurre; tërësia e drurëve dhe e shkurreve që zënë një vend të madh. Pyll i ri. Pyje tropikale. Pyll gështenjash (pishash). Muaji (java) e pyjeve. Shtimi (përtëritja, mbrojtja) e pyjeve. Kafshët (zogjtë) e pyllit. Ruani pyjet nga zjarri! Pyll i lagësht (i thatë). Pyll mesdhetar. Pyll halor pyll i përbërë zakonisht nga pisha, bredhi dhe arni. Pyll i përzier pyll i përbërë nga lloje të ndryshme drurësh. Shtatin pyll e mendjen fyell. (fj. u.). Fusha ka sy, pylli ka veshë. (fj. u.). Një sëpatë pret një pyll. (fj. u.).
2. Sasi e madhe sendesh të larta, të ngritura më këmbë ose të vëna në radhë të shtrënguara. Pyll shtëpish. Pyll flamujsh.
✱Sin.: pyllishtë, pyllnajë, mal, tangallë.
♦ Ishte bërë *yll e pyll (dikush). I hyri pyllit (dikush) i hyri një pune të ngatërruar a të vështirë që nuk dihet se si do t’i vejë filli; nuk e ka të qartë se ç’po bën e ku do të dalë. Pyll i pagjuajtur. 1. Dikush në gjendje të mirë ekonomike; njeri që nuk është dëmtuar kurrë. 2. Vend i virgjër, i begatë e pjellor; hurdhë e pagjuajtur. Pyll i paprerë njeri a familje që nuk ka pësuar ndonjë fatkeqësi të madhe (si vdekje, shkatërrim ekonomik etj.); i plotë me gjithçka duhet, i paprekur e i padëmtuar. Pyll në prag të derës pengesë a rrëmujë e madhe, që e ngatërron një punë para se të fillojë. Qan pylli për sëpatë është rritur shumë diçka, ka marrë përpjesëtime të gjera dhe i ka ardhur koha të ngushtohet, të rregullohet a të pastrohet; mezi pret dikush që të bëjë diçka. Nuk sheh pyllin prapa drurëve (dikush) nuk sheh të përgjithshmen e më kryesoren, por merret me të veçantat e jo me kryesoret; nuk është i aftë të përgjithësojë, mbetet te hollësitë a te rastet e veçuara. Sheh *yllin e merr pyllin (dikush). *Trupi (shtati) pyll e mendja fyell.
PYLLÁR,~I m. Pylltar, pyllruajtës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PÝLL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zhytem në borxhe. 2. pës. e PYLL.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYLLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Korije; pyll i vogël. Mbjellë në pyllinë. Pyllina në periferi të kryeqytetit. Ruaj pyllinat nga zjarret.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÝLLJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pyll ose kur pyllem.2. Zhytje ne borxhe.3. Goditje me shuplakë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYLLNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pyllishtë. Pyllnajë e mbuluar nga bora (nga gjelbërimi).
Shfaq përkufizimin e plotë →PYLLNÓR,~E mb. Pyjor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYLLÓSH,~E mb. Që është me pyll të dendur, pyjor. Shpate pylloshe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYLLTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që ruan pyllin dhe kujdeset për të, kujdestar a rojë pyjesh. Punon si pylltar. Skuadra e pylltarëve.2. Ai që merret me studimin, me rritjen, me mirë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PYLLTH,~I m. Pyllishtë. Të futur në një pyllth. Pastruan pyllthin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÝLLUR (i, e) mb. 1. I zhytur në borxhe. 2. Që është qëlluar me shuplakë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë