Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÝK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë prej druri a metali, e ngushtë dhe e mprehtë nga njëra anë, që futet në plasën e një trungu dhe goditet nga sipër për ta çarë më lehtë. Pykë druri (hekuri). I ra pykës. E çau me pykë. S’luan lisi me fjalë, po do pykë e do sharrë. (fj. u.).
2. usht. Pjesë trupash që ka çarë forcat e armikut dhe ka hyrë në thellësi të pozicioneve të tij.
3. fig. Grindje e përçarje. Fuste pyka.
4. fig., mospërf. Njeri shumë i trashë nga mendja; ai që s’ka mësuar fare; kërcu, gdhe. Iku pyka pa mbaruar takimi.
5. si mb. Që është i trashë nga mendja; kokëtrashë, budalla. Ishte pykë fare.
✱Sin.: sfinë, fit, grindje, përçarje, gdhe, çarës, pykëzim, grindje, sherr, përçarje, i trashë, i metë, dërrasë.
♦ E ka bërë bishtin pykë (dikush) i është rritur mendja shumë, kujton se mund të hahet me këdo; i duket vetja trim, e mbivlerëson veten; e mban bishtin përpjetë; i është rritur mendja (dikujt); vret (rreh) lart; e mban hundën përpjetë. Bie pykë jam në një gjendje të vështirë, nga e cila nuk dal dot; zihem ngushtë. Çaj *dërrasa pa pykë. E kanë çuar në pyka (dikë) i bëjnë lëvdata të tepruara; e bëjnë të mburret e t’i pëlqejë vetja; bëjnë që ta ndiejë veten mbi të tjerët; e ngre në qiell; ia rrit mendjen (dikujt); ia ngre kryet2 (dikujt); i thur (i këndon) himne (dikujt); i thur ditirambe (dikujt) iron. Fut pyka (dikush) përpiqet të përçajë e të vërë në grindje dy vetë, duke i nxitur kundër njëri-tjetrit a duke shpifur; fut fite; fut kunja; fut spica. Futet (hyn) si pykë (dikush) ndërhyn atje ku nuk duhet, përzihet edhe aty ku nuk i takon; fut hundët (hundën). S’ha (s’merr) pykë (dikush) nuk i pranon fare këshillat dhe qortimet, nuk merr vesh sado t’i flasësh, nuk ndreqet, nuk thith; nuk ha shqip; s’ha të gdhendur; e ka kokën gdhe; nuk i hiqet asnjë ashkël (dikujt); s’lidhet as për bisht e as për krye. E la pykë (dikë) e vrau, e la në vend me një të goditur; e la top (në vend). Ka mbetur pykë në lis (dikush) është shumë ngushtë, nuk di nga t’ia mbajë, e ndien veten shumë keq, është në një gjendje të rëndë, ka shumë halle e kokëçarje; ka bjeshkën në shpinë; i mbeti (iu var) samari nën bark (dikujt). Pykë në diell. 1. Njeri shumë i varfër; kripë në diell; është (ka mbetur) trokë (dikush). 2. Dikush që nuk di a nuk merr vesh fare; njeri fare i paditur dhe jo i zgjuar, pykë, gdhe; tapë topi. Pykë nga mendja budalla, që nuk kupton a që nuk mëson dot, i trashë, gdhe; i trashë nga mendja (nga trutë, nga koka); rrotë nga mendja përb.; rrip nga mendja përb.; rrotë mulliri tall. Rrëzon *lisin për dy pyka (dikush). Shkojnë *mykë e pykë. E vuri në pyka (dikë) shih e vuri në lojë (dikë).
PYKATÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fig. Ngatërrestar, spicëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYKÁJKË mb. Pykane.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYKÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fig. Pykane.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYKÁL,~E mb. 1. Ngatërrestar, spicëtar, pykatar.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYKALÁN,~E mb., fig. Pykatar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYKALÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që nuk ha pyka; ai që është i trashë a i pagdhendur.2. Njeri i zoti e që çan përpara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYKALÓR,~E mb., gjuh. Që bëhet me pykë, që ka formën e një pyke. Shkrim pykalor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYKÁN,~E mb., edhe si em., fig. 1. Që nuk ha pyka; i trashë, i pagdhendur. 2. I aftë, i zoti, i fortë (zakonisht për burrat). Njeri pykan.✱Sin.: i trashë, i pagdhendur, i aftë, i z…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÝKAS ndajf., fig. Thumbueshëm. E gjithë darka shkoi pykas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PYKÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pykë e madhe dhe e fortë.2. fig., bised. Ai që çan përpara me këmbëngulje. Pykaç i zoti. 3. si mb. Sipas kuptimit 2 të emrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë