Fjalori
PYETUR

PÝETUR (i, e) mb., bised. është sqaruar duke pyetur dikë, që është pyetur a është hetuar për të (për një çështje); i hetuar. Është punë e pyetur. A do ta bëjmëpyetur këtë çështje?

PYETUR

PÝETUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai është pyetur a është hetuar për të (për një çështje).

PYETUR

PÝETUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajoështë pyetur a është hetuar për të (për një çështje).


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PYES
PYES

PÝE/S vep., ~TA, ~TUR 1. kal. I drejtohem dikujt me gojë a me shkrim dhe i kërkoj përgjigje për diçkadua të di prej tij; i bëj pyetje dikujt dhe kërkoj të më thotë mendimin e tij, të më sqarojë për diçka etj. E pyeti për orën (për orarin e nisjesaeroplanit). E pyeti për shëndetin. Kur nuk kuptoni, pyesni! Përgjigju kur të pyesin! Pyet gjithnjë për ty. E pyeti fije e për pe e pyeti me shumë hollësi. Kush pyet, s’humbet (s’tret). (fj. u.). Pyet e pyet vete Stamboll. (fj. u.). Pyet shtatë a tetë e bëj si di vetë! (fj. u.).
2. kal. Kërkojmarr një mendim nga dikush, këshillohem me dikë për diçka; kërkojnjihem me diçka para se të veproj, marrdhëna. E kush e pyet atë? Nuk e pyeti fare. Po s’di, pyet. (fj. u.).
3. kal. Kërkoj leje nga dikush a pëlqimin e tij për të bërë diçka. paktën ta kishte pyetur!
4. kal. I drejtoj pyetje nxënësitklasë, e ngre atë në mësim për të kontrolluar përgatitjen ose shkallën e zotërimit të dijeve prej tij. E pyeti me gojë (me shkrim).
5. jokal. Nuk e marr parasysh, nuk dua t’ia di, s’çaj kokën për diçka (zakon. me pjesëzat mohuese nuk, s’). Nuk pyet për veten (për jetën) e tij. Nuk pyet për rreziqe (për frikë, për lodhje). S’pyet nga ajo anë.
Sin.: gërmoj, drejtoj, njoh, sqaroj, këshilloj, ngre, kontrolloj.
*Lëre mos pyet (mos e nga)! iron. S’pyet nga ajo *anë (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.