Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PYETËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Varg pyetjesh, të cilat bëhen metodikisht për të mbledhur të dhëna për diçka, për kërkime e studime në një fushë të caktuar a për një problem të caktuar. Pyetësori i dialektologjisë (i Atlasit dialektologjik, i Atlasit të variacionit sintaksor të shqipes). Plotësoj pyetësorin. Pyetësori i regjistrimit të popullsisë.
PÝETËS,~I m. sh. ~, ~IT drejt., vjet. Gjyqtar hetues.✱Sin.: hetues, zbulues, zhbirues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÝETËS,~E mb. 1. Që shpreh pyetje; që bëhet si pyetje. Sy (vështrim) pyetës. Fletërrufe pyetëse. Në mënyrë pyetëse. 2. gjuh. Që shërben për të pyetur; që përmban një pyetje. Përemë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PYETËSÍ,~A f., drejt., vjet. Hetuesi. E çuan në pyetësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë