Fjalori
PUTHITUR

PUTHÍTUR (i, e) mb. është puqur plotësisht me një send tjetër ose me një faqe të tij në të gjitha pikat, pa lënë asnjë hapësirë ndërmjet tyre. Me dërrasaputhitura.
Sin.: i puqur, i bashkuar, i përputhur, i puthur, i puthosur, i puthtuar, i ngjitur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PUTHIT


Rezultate të ngjashme

PUTHÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Takoj e puq plotësisht dy sende a dy faqe të tyre pa lënë asnjë hapësirë ndërmjet tyre; puq. Puthiti dërrasat e derës. Puthiti mirë gishtat. 2. fig., b…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PUTHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Takohet e puqet një send ose njëra faqe e tij me një tjetër në të gjitha pikat; rri ngjitur pas trupit a pas diçkaje tjetër. U p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PUTHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur puthit ose kur puthitem. 2. Barazi e plotë ose ngjashmëri e madhe ndërmjet dy gjërave a dy dukurive. Puthitje mendimesh.Sin.: puqje, për…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PUTHITSHMËRÍ,~A f. Të qenët i puthitshëm; vetia e diçkaje që është e puthitshme me diçka tjetër. Nuk ka puthitshmërinë e duhur. Puthitshmëri vetërregulluese e ajrit dhe e materiali…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PUTHÍTSHËM ndajf. Duke u puthitur plotësisht, pa hapësirë ndërmjet tyre. Kraharori i tij ishte ngjeshur puthitshëm pas gjoksit të vajzës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PUTHÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të puthitet me diçka tjetër. Kapakë të puthitshëm. Trekëndësha kënddrejtë të puthitshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.