Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PUTHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Takohet e puqet një send ose njëra faqe e tij me një tjetër në të gjitha pikat; rri ngjitur pas trupit a pas diçkaje tjetër. U puthitën mirë dërrasat. I puthitet për trup fustani (bluza).
2. fig. Pajtohem me një tjetër në mendime etj.; përputhem. Puthitemi në mendime.
3. vet. v. III Është njëlloj me një tjetër, i përgjigjet plotësisht diçkaje, përputhet. Nuk puthiteshin thëniet e dëshmitarëve,
✱Sin.: puqem, përpuqem, përputhem, puthem, puthoset, puthtohem, qepem, takohem, ngjitem, ngjishem, shtrëngohem, pajtohem, kuptohem, ujdisem, shkrihem, bashkohem.
PUTHÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Takoj e puq plotësisht dy sende a dy faqe të tyre pa lënë asnjë hapësirë ndërmjet tyre; puq. Puthiti dërrasat e derës. Puthiti mirë gishtat.
2. fig., bised. Pajtoj diçka me diçka tjetër, përputh. I puthit fjalët me veprat.
✱Sin.: puq, përpuq, përputh, puth, puthos, puthtoj, bashkoj, ngallmoj, qep, ballafaqoj, takoj, vë, syzoj, shkrij, sheshoj.
PUTHÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Takoj e puq plotësisht dy sende a dy faqe të tyre pa lënë asnjë hapësirë ndërmjet tyre; puq. Puthiti dërrasat e derës. Puthiti mirë gishtat. 2. fig., b…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUTHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur puthit ose kur puthitem. 2. Barazi e plotë ose ngjashmëri e madhe ndërmjet dy gjërave a dy dukurive. Puthitje mendimesh.✱Sin.: puqje, për…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUTHITSHMËRÍ,~A f. Të qenët i puthitshëm; vetia e diçkaje që është e puthitshme me diçka tjetër. Nuk ka puthitshmërinë e duhur. Puthitshmëri vetërregulluese e ajrit dhe e materiali…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUTHÍTSHËM ndajf. Duke u puthitur plotësisht, pa hapësirë ndërmjet tyre. Kraharori i tij ishte ngjeshur puthitshëm pas gjoksit të vajzës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUTHÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të puthitet me diçka tjetër. Kapakë të puthitshëm. Trekëndësha kënddrejtë të puthitshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUTHÍTUR ndajf. Duke qenë të puthitur me njëri-tjetrin.✱Sin.: puqur, puq, ngjitur, ngjitas, ngjeshur, shtrënguar, bashkuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUTHÍTUR (i, e) mb. Që është puqur plotësisht me një send tjetër ose me një faqe të tij në të gjitha pikat, pa lënë asnjë hapësirë ndërmjet tyre. Me dërrasa të puthitura.✱Sin.: i p…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë