Fjalori
PUTHEM

PÚTH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Puth dikë dhe ai më puth njëkohësisht. U puthën buzëbuzë. U puthën kur u takuan (kur u ndanë).
2. vetv., vet. v. III Takohet, çiket me diçka, puqet. Deti duket sikur puthet me qiellin.
3. fig., bised., vetv. Puqem, merrem vesh me dikë, bieujdi. U puthën në një mendje.
4. euf., vetv. Kryej marrëdhënie seksuale me dikë.
5. vet. v. III, pës. e PUTH. Dora që nuk kafshohet, puthet. (fj. u.).
Puthu me Milon! iron. mbaroi, mori fund, s’ke se çfarëbësh tashti; s’e gjentashti atë që e ke humbur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PUTH
PUTH

PUTH vep., ~A, ~UR kal. 1. Prek e thith lehtë me buzë zakonishtmbyllura dikëbuzë, në faqe, në ballë etj. në shenjë dashurie a nderimi, kur e takoj, pas një ndarjejegjatë etj.; prek me buzë diçkashenjë adhurimi. Puthi fëmijën (nënën, babanë). E puthibuzë (në faqe, në gushë, në ballë). I puthi dorën. Puth flamurin. Puthi tokën amtare. Puthje e thellë.
2. bised. (zakon. me pjesëzat mohuese nuk, s’) Nuk kam më të drejtë, mundësi a forcë për të vajtur diku a për të bërë diçka. Nuk puth më në atë shtëpi (në atë derë, në atë punë).
3. vet. v. III Prek lehtë diçka, takon lehtë e pa zhurmë. Valët puthin bregun.
4. fig., vet. v. III Ndriçon pak, fillonndriçojë; kap, zë. Dielli puthi majat e maleve. Nuk e puth drita e diellit.
5. Puthit, puq. I puthën dërrasat.
6. euf. Kryej marrëdhënie seksuale me dikë.
Sin.: prek, zë, puthit, puq, takoj, kap.
Nga një *anëputh e nga tjetrakafshon (dikush) keq. I puth (i lëpin) *çizmet (dikujt) përb. I puth *dorën (dikujt) keq. puth *dorën! I puth *gjunjët (dikujt) keq. Puthi *gjunjët (dikush). Do të të puthë e të kafshon (dikush) do të të ndihmojë e të bën dëm, do të të bëjë mirë e padashurbën keq; s’di të bëjë mirë. I puth (i lëpin) *këmbët (dikujt) keq. Puthi *kryqin (dikush) iron. I puth *pëqirin (dikujt) keq. Puthe *pragun! iron. I puth *prehrin (dikujt) keq. I puth *tabanin (dikujt) vjet. E bëriputhë *tokën (dikush). Puth *tokën (truallin) (dikush). E puth dhe e vë në *ballë (diçka).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.