Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUSH,~I m. 1. Tërësia e qimeve të shkurtra, të holla e të buta, që u dalin njerëzve në duar, në këmbë ose në trup. Push i verdhë. Pushi i faqeve. I mbuluar me push. S’ka push në faqe.
2. Tërësia e puplave shumë të vogla e të buta që kanë shpendët në lëkurë. Pushi i zogjve.
3. Tërësia e fijeve të shkurtra, të holla, të buta e të dendura që mbulojnë një stof a pëlhurë në të dyja anët ose në njërën anë. Push i butë. Pushi i kadifesë. Stof me push. Batanije (qilim, shall) me push. I ka rënë pushi.
4. Fije të imëta që mbeten nëpër makina ose bien në tokë gjatë punimit të pambukut, të leshit etj. Pushi i pambukut.
5. Tërësia e fijeve të imëta e të buta që mbulojnë gjethet a kërcellin e disa bimëve ose kokrrat e disa pemëve (si pjeshka, ftoi etj.). Pushi i gjetheve. Pushi i pjeshkës (i ftoit). I hoqi pushin.
6. Myshk, lëmashk. Pushi i drurit. Pushi i gurëve. Bar pushi (bot.).
7. bised. Hi i imët mbi një thëngjill të ndezur; hiri i cigares. Pushi i thëngjijve. Pushi i cigares. E dogji pushi.
✱Sin.: lesh, myk, qime, pupla, fije, myshk, lëmashk, hi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë