Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUSHTÚES,~E mb. 1. Që pushton tokat e një vendi tjetër. Shtet (vend) pushtues. Ushtritë (forcat) pushtuese. Specie pushtuese (biol.) specie joindigjene që shkojnë për ushqim apo për shumim në vendet ku jetojnë specie të tjera, duke ndryshuar strukturën e komunitetit të këtyre specieve dhe duke i çuar potencialisht ato në zhdukje.
2. Që mban me dhunë në gjendje pushtimi një vend tjetër.
✱Sin.: okupator, zaptues, shkelës, gllabërues, ndërhyrës, skllavërues, armik, dushman.
PUSHTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pushtueshëm; vetia e diçkaje që është e kushtueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të pushtohet; kund. i papushtueshëm. Lehtësisht i pushtueshëm. Kështjellë e pushtueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTÚAR (i, e) mb. Që është pushtuar nga një shtet tjetër a nga një ushtri e huaj; që ka humbur lirinë e pavarësinë dhe ndodhet nën zgjedhën e huaj; i robëruar; kund. i çliruar. T…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë