Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PUSHTOJ
PUSHTOJ

PUSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Fut ushtrinë në një vend tjetër dhe shtiedorë tokat e tij, e shkel një vend tjetër dhe ushtroj pushtetin mbi të; i heq me dhunë lirinë dhe pavarësinë një vendi a një populli, e robëroj; zë me forcë një vend; kund. çliroj. Pushtuan tërë vendin. E pushtuan me (pa) luftë. Nuk e pushtuan dot.
2. edhe fig. Arrij deri në një vendvështirë dhe e shkel atë; ngjitem deri në një vend shumëlartë; shtiedorë diçka, arrij ta zotëroj. Alpinistët pushtuan majën. Aeroplanët pushtonin qiellin.
3. E kap dikë dhe e shtrëngoj fort me të dy krahët, e përqafoj dikë me mall; e përfshij diçka me dy krahëthapur. Pushtoibirin me mall. E pushtoikraharor. E pushtoi me të dy duart. E pushtoi fort. Nuk e pushtonin dot dy veta atë pemë.
4. fig. Arrij ta kap të gjithin me një vështrim. E pushtoi peizazhin detar (malor, kodrinor) me sy. E pushtoi sallën (klasën) me një vështrim.
5. edhe fig., vet. v. III Vjen, përhapet (zakonisht diçka jo e pëlqyeshme) dhe mbulon një vend a hapësirë, e përfshingjithë, e pllakos E pushtoi flaka. Bora pushtoi male e fusha. Mornicat i pushtuan trupin. Vendin e pushtoi errësira. Heshtja pushtoi sallën.
6. fig., kryes. v. III (zakon. me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. kallëzore) Më zë, më kap tërësisht një ndjenjë, një mendim a një gjendje, më mbërthentërin; më bën për vete. E pushtoi gëzimi (krenaria). E pushtoi dëshira. E pushtoi frika (tmerri, paniku, zemërimi). E pushtoi mërzia. E pushtuan mendime të zymta. Pushtoi mendjet (ndjenjat) e lexuesve.
Sin.: zaptoj, gllabëroj, robëroj, okupoj, shkel, zë, përlaj, gëlltit, kap, përfshij, përqafoj, rrok, mbështjell, përmbështjell, përhap, pllakos, rrëmbej, mbërthej, hipi, zatet, ndërhyj, skllavëroj, nënshtroj, arrij, ngjit, zotëroj, shtrëngoj, mbuloj, kaploj, vërshoj, regëtij, kllapos.


Rezultate të ngjashme

PUSHTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që pushton tokat e një vendi tjetër, ai që shkel e shtyp një vend tjetër; agresor. Pushtuesit e huaj. Në kohën e pushtuesve osmanë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PUSHTÚES,~E mb. 1. Që pushton tokat e një vendi tjetër. Shtet (vend) pushtues. Ushtritë (forcat) pushtuese. Specie pushtuese (biol.) specie joindigjene që shkojnë për ushqim apo pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PUSHTUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pushtueshëm; vetia e diçkaje që është e kushtueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PUSHTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të pushtohet; kund. i papushtueshëm. Lehtësisht i pushtueshëm. Kështjellë e pushtueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.