Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUSHTÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka pushtet mbi dikë a mbi diçka; i plotfuqishëm; që ka prirje a që e ka zakon të japë urdhra, autoritar. Njeri (prind) i pushtetshëm. Është bërë i pushtetshëm.
2. Që nuk mund të kundërshtohet; që shpreh pushtetin që ka dikush a diçka ndaj dikujt a diçkaje tjetër; nënshtrues. Fjalë të pushtetshme. Vështrim i pushtetshëm. Në mënyrë të pushtetshme.
✱Sin.: autoritar, i plotfuqishëm, i rreptë, i pakundërshtueshëm, nënshtrues.
PUSHTÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Përparëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sundim politik i një klase, i një shtrese a i një grupi shoqëror, që ka të drejtën dhe mundësinë të qeverisë shtetin, një krahinë, një rreth etj. nëpër…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merr pjesë në ushtrimin e pushtetit politik e administrativ. Pushtetarët e lartë qeveritarët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë në ushtrimin e pushtetit politik e administrativ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETARÍ,~A f. Sundim politik i një klase, i një shtrese a i një grupi shoqëror, që qeverisë shtetin për një kohë të caktuar; pushtet. Pushtetaria kësisoj kish menduar përjetësin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÍM,~I m., libr. Veprimi kur pushtetoj ose pushtetohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Pushtetëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÓR,~E mb. Që ka të bëjë me pushtetin, që është karakteristike për pushtetin, i pushtetit. Autoriteti pushtetor. Konsolidimi pushtetor. Entuziazëm pushtetor. Instrumentalizim…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÚAR (i, e) mb. Që është me pushtet, që ka fituar pushtetin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETËSÍ,~A f. 1. vjet. Pushtet.2. Të qenët në pushtet.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë