Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUSHTÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Sundim politik i një klase, i një shtrese a i një grupi shoqëror, që ka të drejtën dhe mundësinë të qeverisë shtetin, një krahinë, një rreth etj. nëpërmjet organeve të zgjedhura a të emëruara. Pushteti politik. Pushtet i pakufizuar. Pushtet ekzekutiv (legjislativ, gjyqësor). Çështja e pushtetit. Marrja e pushtetit. Ndarja e pushtetit. Organet e pushtetit. Lufta për pushtet. Është i veshur me pushtet. Pushtet ekzekutiv pushteti ligjzbatues. Pushteti legjislativ pushteti ligjbërës. Pushteti gjyqësor. Pushteti i katërt media. Pushteti normativ (drejt.). Balancim i pushteteve. Etja për pushtet nuk i ka rrënjët te fuqia, por tek dobësia (afor.).
2. bised. Organet e qeverisjes së shtetit, të një krahine, të një rrethi etj.; administrata shtetërore në një vend, në një krahinë, në një rreth etj.; qeveria. Pushteti qendror (vendor). Veprimtaria e pushtetit. Ndërtimi i pushtetit.
3. E drejta dhe mundësia që ka dikush për të urdhëruar dikë, për të vepruar ose për të ndikuar mbi dikë a mbi diçka. Pushteti prindëror (atëror). Pushtet fetar të drejta të ipeshkvit mbi çdo famullitar e besimtar në një dioqezë; e drejtë për të mbikëqyrur punët fetare, për të shuguruar meshtarë dhe për t’i emëruar e transferuar ata.
4. fig. Fuqia që ka dikush a diçka. Pushteti i parasë.
5. fig. Ndikimi që mund të ushtrojë dikush a diçka mbi një tjetër. Ka pushtet të madh mbi të. Nuk iu nënshtrua pushtetit të burrit. Pushteti prodhon pushtet.
✱Sin.: qeveri, pushtetari, fuqi, autoritet, sundim, drejtim, udhëheqje, fron, administratë, e drejtë, mundësi, ndikim.
PUSHTETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merr pjesë në ushtrimin e pushtetit politik e administrativ. Pushtetarët e lartë qeveritarët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merr pjesë në ushtrimin e pushtetit politik e administrativ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETARÍ,~A f. Sundim politik i një klase, i një shtrese a i një grupi shoqëror, që qeverisë shtetin për një kohë të caktuar; pushtet. Pushtetaria kësisoj kish menduar përjetësin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÍM,~I m., libr. Veprimi kur pushtetoj ose pushtetohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PUSHTET/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., vetv. Pushtetërohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Pushtetëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÓR,~E mb. Që ka të bëjë me pushtetin, që është karakteristike për pushtetin, i pushtetit. Autoriteti pushtetor. Konsolidimi pushtetor. Entuziazëm pushtetor. Instrumentalizim…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETÚAR (i, e) mb. Që është me pushtet, që ka fituar pushtetin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTETËSÍ,~A f. 1. vjet. Pushtet.2. Të qenët në pushtet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHTÉRK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Përparëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë