Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÚSHK/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Armë zjarri me tytë të gjatë që mbahet në krah dhe që mund të qëllojë duke i nxjerrë fishekët një nga një ose në mënyrë gjysmautomatike. Fshij (pastroj) pushkën. Pushkë gjysmautomatike. Pushkë sportive. Pushkë gjahu. Pushkë me çark (me strall). Pushkë (dyfek) me dollap (vjet.) lloj pushke e vjetër që mbushej nga gryka. Siguresa (këmbëza) e pushkës. Pushkë kundërtank (usht.) armë e posaçme që shërben për asgjësimin e tankeve e të mjeteve të tjera të blinduara. Hap zjarr me pushkë. I lumtë pushka! (ur.) T’u bëftë pushka top! (ur.) E vraftë pushka! (mallk.). Pushka e zbrazur tremb dy vetë. (fj. u.). Pushka e trimit e dasma e bujarit nuk ndalen. (fj. u.). Mos merr si pushka e jevgut! (fj. u.).
2. bised. Njeri a luftëtar i pajisur me këtë armë, ushtar i armatosur. Sa pushkë bëheni? Kishte dyqind pushkë me vete.
3. Kjo armë si simbol i luftës e i qëndresës; luftë e armatosur. Që në pushkët e para. Nisi (krisi, plasi) pushka. Vlonte pushka. U ndez pushka. Bëri pushkë me dikë luftoi. Ra në pushkë me dikë.
4. E shtënë me armë dhe krisma e saj. Me të plasur pushka. Pushka lajmëtare (habertare) (etnogr.) e shtënë pushkë që lajmëronte se kishte ndodhur diçka e rëndësishme (zakon i vjetër i shqiptarëve). Hodhi pushkë shtiu.
5. Largësi sa mund të arrijë e të vrasë plumbi i kësaj arme. Një pushkë larg.
6. bised. Grindje, përçarje. I futi pushkën shtëpisë. Ndërmjet tyre hyri pushka.
✱Sin.: dyfek, armë, belçik, patickë, mauzer, karabinë, maliher, kallashnikov, cube, grahe, berdankë, breshanë, kapakllie, karajfile, xheverdare, hutë, milonjë, kapsollaqe, dogra, shahi, gacatore, grykëgjerë, grykëngushte, grykëhollë, dyfekmbajtës, dyfektar, e shkrehur, e shtënë, krismë, luftë, grindje, përçarje.
♦ (Është bërë) për t’i rënë me pushkë (me dyfek, me kobure) (diçka) është tharë shumë, është bërë shumë e fortë (për bukën a për diçka tjetër që hahet). Është bërë për pushkë (dikush). 1. Është rritur dhe është pjekur, aq sa për të luftuar me pushkë. 2. E do me dhunë; është bërë si për ta vrarë. T’u bëftë pushka *top! M’u bë qejfi pushkë shih m’u bë zemra mal. Nuk i dridhet pushka (dikujt) është trim e guximtar, nuk tutet; është i vendosur e i palëkundur deri në fund; nuk i dridhet dora. Në *flakë të pushkës (të agzotit). Me *grykën e pushkës (e armëve). Hodhi një pushkë (dikush) përçm. luftoi fare pak; gjoja luftoi, sa për të thënë se luftoi. E ka fjalën pushkë (dikush) është shumë fjalashpër, të vret me fjalë. E ka syrin pushkë (dikush). 1. Sheh shumë mirë e shumë larg; e ka vështrimin të mprehtë; e ka syrin shigjetë. 2. Është trim i madh; ka guxim të madh. Si e ke *syrin e pushkës? shaka. E ka zërin pushkë (dikush). 1. E ka zërin shumë të fortë e kumbues. 2. I dëgjohet fjala, s’e kundërshton njeri; është i vendosur e ç’thotë ai bëhet. Të lë me pushkë në faqe (dikush). 1. Nuk të mbaron punë, ta lë punën përgjysmë, pa e përfunduar; pret kot që dikush ta kryejë diçka. 2. I shpëton rrezikut, të ikën pa e vrarë a pa i bërë diçka tjetër të keqe; është i shpejtë, i shkathët a dredharak e s’e vret dot (zakonisht për gjahun). S’më lënë *topat të dëgjoj pushkët (dyfekët). E mban gishtin në *çark (të pushkës) (dikush). Nuk i ndezi (nuk i shkrepi) pushka (dikujt) nuk ia arriti dot qëllimit që ta dëmtojë dikë, nuk pati sukses në goditjen e dikujt; nuk mundi të marrë atë që donte. I ndez pushka në ujë (dikujt). 1. I shkon fjala kudo, ia dëgjojnë fjalën të gjithë; i del gjithnjë e tija, asnjëherë s’i del keq. 2. Është trim i madh e të bën gjëmën, s’i vete bosh asgjë. I është ndryshkur pushka (dikujt) mospërf. e ka humbur trimërinë, s’është më burrë, s’ka më burrëri. *Plumb pushke. Pushkë (dyfek) me çark mospërf. njeri me botëkuptim të vjetruar, njeri i prapambetur. Pushkë në dushk shih kodra pas bregut. Me pushkë në faqe. 1. Gati për të shtënë a gati për luftë. 2. Gati për t’u grindur, në pritje për të gjetur një shkak për të sulmuar, duke pritur rastin; me gishtin në këmbëz. Pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. njeri i pazoti e i pavlerë; njeri që s’ia shkrep, i ngathët e i paaftë, që nuk të mbaron punë; ai që hiqet për trim, por në të vërtetë nuk është i tillë; dikush që nuk del ashtu siç mbahej a siç mendohej. Pushkë (dyfek) pas lufte mendim a veprim i vonuar, që i ka kaluar koha, që s’është thënë a s’është bërë atë kohë që duhej; kofin pas së vjeli (pas të vjelave); kërcim pas dasme (dikush). Pushkë e mbushur njeri i rrezikshëm, që ta bën të keqen në çdo çast, që të kërcënon e duhet t’ia kesh frikën; kund. pushkë e zbrazur. Pushkë e ngrehur keq. njeri i rrezikshëm e i gatshëm në duart e dikujt për të goditur e për të dëmtuar dikë tjetër; kund. pushkë e shkrehur. Pushkë e plasur (dyfek i plasur). 1. Njeri i dobët e me cen në trup a në mendje; njeri i plakur shumë, që nuk është më i zoti për punë, që s’bën dot më asgjë. 2. Diçka që nuk vlen më për asgjë; diçka që nuk është e saktë a e sigurt. Pushkë e shkrehur mospërf. njeri jo i rrezikshëm, që nuk ka fuqi e mjete të të dëmtojë; kund. pushkë e ngrehur. Pushkë pa shul mospërf. shih fishek pa barut. Pushkë e zbrazur iron. njeri i frikshëm, por jo i rrezikshëm, që të kërcënon, por s’të bën dot gjë; kund. pushkë e mbushur. Rrëmbej (rrok) pushkën ngrihem në luftë; nisem për në luftë; luftoj; rrëmbej (rrok) armët. Ma solli në *grykë të pushkës. Shkreh (zbraz) pushkën që në sup (dikush) flet shumë, pa i peshuar fjalët mirë, grin; nuk ka masë e rend në të folur; nuk e përmban veten, nxitohet; i lëshon ujë mullirit (dikujt); e ka qafën të shkurtër2; kund. i bluan llafet si kutulishtë (dikush). Shtie me pushkën e botës (dikush) e bën një punë duke përdorur si mashë a si vegël të tjerët; vepron me hile pa dalë vetë në shesh; vret gjarprin me dorën e tjetrit; nxjerr prush me këmbët e maces; i nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e botës. I vuri (i ktheu) pushkën (dyfekun) (dikujt) e luftoi dikë, e vuri përpara me luftë; nuk e pranoi, nuk iu nënshtrua; i ktheu armët. Më erdhi në *grykë të pushkës (dikush).
PUSHKËLÓD/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT Pushkë plastike që përdoret si lodër nga fëmijët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHKËMADH,~E mb., edhe si em., mallk. Që i rëntë pushka!, që e vrafshin! Nga e futi kokën pushkëmadhi?
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHKËMIZÓR,~E mb. Vrasës i pamëshirshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHKËRRÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Puçërr që del në buzë nga ethet etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHKËRRÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pushkërrazë, puçrrizë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚSHKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Puçërr.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHKËZÍM,~I m. 1. Veprimi kur pushkëzoj ose kur pushkëzohem.2. Gjuajtje me pushkë; plagosje, vrasje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PUSHKËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vritem me pushkë.2. pës. e PUSHKËZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PUSHKËZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Pushkëzohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHKËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR vjet., kal. Gjuaj a qëlloj me pushkë, plagos a vras dikë me armë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë