Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gropë e thellë, me trajtë të rrumbullakët, me faqe të pingultë dhe zakonisht të veshur me gurë etj., që është hapur në tokë për të nxjerrë ujë. Pus i thellë (i cekët). Ujë pusi. Gryka e pusit. Kapaku (çikriku) i pusit. Pastroi pusin. Lëshoi kovën në pus. Pus artezian (gjeol.) pus që e nxjerr ujin vetë, nën trysninë natyrore. Pus karstik vrimë e thellë në një terren karstik. Treqind fjalë të shkreta, një kovë s’e nxjerrin prej pusit. (fj. u.). Një pus me gjilpëra mbushet, koka e një njeriu s’mbushet. (fj. u.). Mos e bëj punën pus. (fj. u.).
2. gjeol. Vrimë e thellë që hapet pingul në tokë dhe që pajiset me gypa e me mjete të tjera të posaçme për të nxjerrë naftë ose gaz. Pus nafte (gazi). Pus shpimi (kërkimi, prodhimi). Kulla e pusit. Shpimi (shfrytëzimi) i puseve. Pus i ndalur pus që nuk nxjerr më naftë.
3. min. Gropë e thellë, që hapet në një minierë dhe që shërben për nxjerrjen dhe mbartjen e qymyrit të gurit, të bakrit etj. me anë vagonësh ose si rrugë kalimi për minatorët etj. Pus i pjerrët. Pus ndihmës (kontrolli, ajrimi). Hyri në pus.
4. bised. Gropë e madhe ku mblidhen ujëra për ujitje ose ujëra të tjera të padobishme. Puset e zeza gropat e zeza. Ujin e grumbullojnë në puse.
5. Vend i thellë në shtratin e një lumi; gropë. Laheshin te puset në Valbonë.
6. si mb. Shumë i thellë.
7. si mb., edhe fig. Shumë i errët, shumë i zi, shumë i nxirë. Errësirë pus. Nata ishte pus. Qielli ishte pus. U bë pus koha (qielli, nata). Jeta i dukej pus. Ia bëri jetën pus ia nxiu jetën.
8. si ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemra si i zi, i errët etj.). Re të zeza pus. Nata ishte pus e zezë. Qiell i nxirë pus. Ishte i vrenjtur pus. Vështrimi i qe bërë i errët pus. Ishte errët pus. Është i ditur pus.
✱Sin.: bunar, gropë, gomën, cibël, sterrë, sternë, skëterrë, i skëterrshëm, thellësirë, thellomë, i thellë, errësirë, i errët, i zi, i nxirë.
♦ U bë pus. 1. U errësua krejt moti (nga re të dendura e të zeza); u ngrys, u nxi. 2. (dikush). U nxi në fytyrë ngaqë u inatos shumë, u nxeh shumë e u zymtua, u mrrol. 3. (dikush). E fsheh diçka thellë brenda vetes, bëhet krejt i heshtur e nuk e tregon ç’ka brenda, e mban diçka shumë të fshehtë. Më bëhet pus (diçka). 1. Më vete ters, nuk më vete mbarë fare.2. Jam në një gjendje shumë të rëndë, më është nxirë jeta. U bë pus pa fund (diku) u bë kasaphanë e vërtetë, nuk u mor vesh se sa u vranë; u shkretua çdo gjë deri në fund e u zhdukën shumë njerëz; vajti gjaku gjer në gju. M’u bë zemra pus u helmova, u pikëllova jashtë mase; m’u err zemra; m’u err shpirti. E bëri pus (diçka). 1. E prishi fare, e çoi dëm diçka të nevojshme. 2. E errësoi a e ngatërroi keq një punë; e përshkroi me ngjyra shumë të errëta. 3. E rëndoi a e vështirësoi shumë një gjendje, jetën etj., e nxiu. Ra në pus (në bunar) (dikush) humbi krejt, nuk la asnjë shenjë e nuk dihet ku gjendet; u zhduk e nuk po vjen më; humbi pa nam e pa nishan. Ia pruri pus (dikujt) ia përkeqësoi diçka, ia solli punën ters, ia prishi dhe e vuri në vështirësi të madhe. Të fut në pus (në *ujë, në lumë, në det) e të nxjerr pa u lagur (dikush). E hedh fjalën në pus (dikush) e mban të fshehtë një sekret, nuk ia tregon askujt; e fut fjalën në fund të dheut. Hyn në pus (në lumë, në det) e del pa u lagur (dikush) është njeri shumë i shkathët e dinak, di të bëjë dredha dhe t’ua hedhë të tjerëve; nuk pëson asgjë në çdo rrethanë. Hyn në pus me litarin e botës (dikush) nuk mbështetet në forcat e veta, shpreson shumë në ndihmën e të tjerëve, i mban sytë nga të tjerët. Pus pa ujë. 1. Njeri shumë i varfër, pa shtëpi e katandi. 2. Dikush që nuk di të bëjë asgjë, që nuk është i zoti për asgjë e që nuk jep asgjë; pemë pa kokrra. I ka punët pus (dikush) i ka punët shumë keq, i shkon gjithçka zi; (është) në pikë të hallit. Mbush pusin me pështymë (me gjilpëra) (dikush) tall. mburret se mund të bëjë çdo punë, edhe jashtë forcave të tij; u del zot gjërave vetëm me llafe; është llafazan i madh; bën urë me gëzhdalla; e ndal diellin me fjalë. Mësa mbushet pusi me gjilpëra! është e pamundur të bëhet diçka, nuk arrihet dot kurrë. Pus i cekët tall. 1. Njeri që mbahet si i ditur e i mençur, por që s’është i tillë, njeri i cekët, pa brumë, kokëbosh. 2. Njeri që s’e mban dot të fshehtë diçka; llafazan; kund. pus i thellë. Pus pa kovë keq. njeri i paaftë për të bërë diçka; i pavlefshëm, i padobishëm; si gjilpëra pa majë; mulli pa mokra mospërf.; trëndelinë më there! tall. Pus i thellë. 1. Njeri shumë i ditur, njeri me brumë, që e ka kokën plot. 2. Njeri që s’i nxjerr kurrë të fshehtat, njeri që nuk i zbulon mendimet e veta ose çfarë di për dikë a për diçka; kund. pus i cekët. Qëron (pastron) pusin me *gjilpëra (dikush).
PUSÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Pus i vogël, pellg i vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSÁN,~E mb. 1. I pazoti për të bërë diçka; mjeran, qyqar.2. Që e çon dëm diçka, dëmtues.3. Ngatërrestar. 4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.✱Sin.: i pazoti, qyqar, mjer…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSÁV vep., ~A, ~UR Pusoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚSE mb. Që ka bën kokrra të mëdha dhe jo të shijshme (për një lloj molle).
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSH,~I m. 1. Tërësia e qimeve të shkurtra, të holla e të buta, që u dalin njerëzve në duar, në këmbë ose në trup. Push i verdhë. Pushi i faqeve. I mbuluar me push. S’ka push në fa…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSH vep., ~A (u), ~UR kal. E bëj t’i dalë push në faqe. E ka pushur adoleshenca.
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSHT,~I m. sh. ~A, ~AT përb., shar. 1. Ai që shkon shumë pas femrave, gruar, kurvar. Pusht i ndyrë!2. Maskara, faqezi. 3. si mb. m. Sipas kuptimeve të emrit.✱Sin.: gruar, kurvar, …
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSÍ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pritë që i bëhet dikujt për ta vrarë, për ta plaçkitur etj. në befasi. I ngriti (i zuri, i vuri) pusi. Ra në pusi. E vranë në një pusi. Pusia e fortë të m…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUSÍM,~I m. 1. Veprimi kur pusoj ose kur pusohem.2. Prishje, dëmtim, katranosje.3. fig. Fundosje, shkatërrim, varrosje.✱Sin.: prishje, dëmtim, katranosje, fundosje, shkatërrim, var…
Shfaq përkufizimin e plotë →PUS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E prish fare një punë; dëmtoj, katranos.2. fig. Fundos, shkatërroj, varros.✱Sin.: prish, dëmtoj, katranos, fundos, shkatërroj, varros.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë