Fjalori
PURTEKEM

PURTÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëkundem sa andej këtej; dridhem si një purtekë. Purtekeshin degët (shtyllat).
2. fig., vetv. Dridhem nga frika etj., dridhmohem. Purtekem kur e mendoj. Këlyshët purtekeshin nga frika.
3. pës. e PURTÉK.
Sin.: dridhem, dridhmohem, lëkundem, trembem.


Rezultate të ngjashme

PURTÉK vep., ~A, ~UR kal. 1. E lëkund sa andej këtej si purtekë. I purteku era degët e shelgut.2. E rrah me purtekë.Sin.: dredh, lëkund, tund, tremb.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PURTÉKJ/E,~A f. Veprim kur purtek ose kur purtekem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PURTEK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PURTEKÓJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PURTEK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Qëlloj a godas dikë me purtekë; purtek.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PURTEKÚAR (i, e) mb. Që është purtekur, i rrahur me purtekë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PURTÉKUR (i, e) mb. I rrahur me purtekë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PURTÉK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thupër e hollë dhe e drejtë që përdoret për të thurur një gardh, një lesë etj. Purteka të njoma. Purtekë thane (shelgu). Purtekat e gardhit. Preu ca p…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PURTEKËGJÁTË mb. Që trajton keq dikë; që ushtron dhunë ndaj dikujt; dorëgjatë. Njerkë purtekëgjatë.Sin.: dorëgjatë, shpirtkatran, shpirtzi, zemërzi, egërsirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PURTÉKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Purtekë e vogël. Purtekëz shelgu. Mbante në dorë një purtekëz. 2. mjek. Mikrob që ka trajtë të zgjatur si shkop. Purtekëza e dizenterisë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.