Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PURTÉK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thupër e hollë dhe e drejtë që përdoret për të thurur një gardh, një lesë etj. Purteka të njoma. Purtekë thane (shelgu). Purtekat e gardhit. Preu ca purteka.
2. Shkop i gjatë e i drejtë që përdoret për të shkundur arrat, bajamet, ullinjtë etj. Purteka e ullinjve. I vuri një purtekë.
3. Shufër prej metali a prej diçkaje tjetër. Purtekë bakri (hekuri).
4. krahin. Shtizë për të thurur çorape, triko etj.
5. bised. Goditje me thupër. I dha ca purteka këmbëve. Bjeri nja dy purteka!
6. edhe si mb., fig., keq. Ai që i rri mbrapa dikujt për të përfituar prej tij; njeri që bëhet urë për të tjerët.
✱Sin.: thupër, cupil, fregull, shtagë, fushtagë, furatë, hozheg, bosti, matinë, shtizë, purtekëz, dredhë, fshikull, shkop, kalore, shufër, dajak, rrahje.
♦ Dy (tre, shtatë, dhjetë) *hunj e një purtekë. Nuk mban kali purtekë iron. thuhet për dikë që nuk pranon asnjë qortim a kritikë; s’mban pluhur mbi vesh. Pret (prish) tre *lisa për një purtekë (dikush).
PURTEKËGJÁTË mb. Që trajton keq dikë; që ushtron dhunë ndaj dikujt; dorëgjatë. Njerkë purtekëgjatë.✱Sin.: dorëgjatë, shpirtkatran, shpirtzi, zemërzi, egërsirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PURTÉKËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Purtekë e vogël. Purtekëz shelgu. Mbante në dorë një purtekëz. 2. mjek. Mikrob që ka trajtë të zgjatur si shkop. Purtekëza e dizenterisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PURTÉK vep., ~A, ~UR kal. 1. E lëkund sa andej këtej si purtekë. I purteku era degët e shelgut.2. E rrah me purtekë.✱Sin.: dredh, lëkund, tund, tremb.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PURTÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Lëkundem sa andej këtej; dridhem si një purtekë. Purtekeshin degët (shtyllat).2. fig., vetv. Dridhem nga frika etj., dridhmohem. Purtekem ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PURTÉKJ/E,~A f. Veprim kur purtek ose kur purtekem.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PURTEK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PURTEKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PURTEK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Qëlloj a godas dikë me purtekë; purtek.
Shfaq përkufizimin e plotë →PURTEKÚAR (i, e) mb. Që është purtekur, i rrahur me purtekë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PURTÉKUR (i, e) mb. I rrahur me purtekë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë