Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PURITANÍZ/ËM,~MI m. 1. hist., fet. Lëvizje fetare e politike e borgjezisë angleze në shek. XVI-XVII, që drejtohej kundër feudalizmit dhe absolutizmit mbretëror dhe që kishte si qëllim kryesor pastrimin e kishës anglikane nga ritet e ceremonitë e kishës katolike. Ithtar i puritanizmit.
2. libr., keq. Qëndrim shumë i rreptë dhe i ngurtë ndaj normave e rregullave të vendosura; ruajtja me fanatizëm dhe me rreptësi të tepruar e gjithçkaje që duket si e drejtë, e rregullt, e mirë etj. Shfaqje puritanizmi.
PURITÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Ithtar e përkrahës i puritanizmit. 2. libr., keq. Ai që mban qëndrim tepër të rreptë e të ngurtë ndaj normave e rregullave të vendosura.3. Ai që …
Shfaq përkufizimin e plotë →PURITÁN,~E mb. 1. hist. Që është ithtar e përkrahës i puritanizmit. 2. libr., keq. Që mban qëndrim tepër të rreptë e të ngurtë ndaj normave e rregullave të vendosura; që mban qëndr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PURITÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET 1. hist. Ajo që është ithtare e përkrahëse e puritanizmit. 2. libr., keq. Ajo që mban qëndrim tepër të rreptë e të ngurtë ndaj normave e rregullave të …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë