Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUQ vep., ~A, ~UR kal. 1. Afroj dikë a diçka pranë dikujt a diçkaje tjetër aq sa të takohen dhe të rrinë ngjitur; puthit. Puqi të dy gishtat. Puqi duart me të. I puqën skafet (gomonet). I puqi mirë pllakat (dërrasat e tarracës).
2. fig. Afroj e i bëj një, i pajtoj (mendimet, pikëpamjet, synimet etj.). Ata i puqën mendimet. I puqi fjalët me të.
✱Sin.: përpuq, përputh, puthit, puth, takoj, bashkoj, ngjit, pjek, pajtoj, shkoj, afroj, përçik, shkrij.
♦ I puq *fjalët (me dikë). I puqën *telat (njëri me tjetrin) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë