Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PUQ vep., ~A, ~UR kal. 1. Afroj dikë a diçka pranë dikujt a diçkaje tjetër aq sa të takohen dhe të rrinë ngjitur; puthit. Puqi të dy gishtat. Puqi duart me të. I puqën skafet (gomonet). I puqi mirë pllakat (dërrasat e tarracës).
2. fig. Afroj e i bëj një, i pajtoj (mendimet, pikëpamjet, synimet etj.). Ata i puqën mendimet. I puqi fjalët me të.
✱Sin.: përpuq, përputh, puthit, puth, takoj, bashkoj, ngjit, pjek, pajtoj, shkoj, afroj, përçik, shkrij.
♦ I puq *fjalët (me dikë). I puqën *telat (njëri me tjetrin) keq.
PÚQAS ndajf. Puqur, puq, ngjitur. U ulën puqas. Ecnin puqas.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PÚQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Afrohem sa të takohem me trup me dikë tjetër dhe rri ngjitur me të. U puqën në stadium.2. vetv., vet. v. III Puthitet, bashkohet diçka me një t…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur puq ose kur puqem. Puqja e dërrasave. Puqje e plotë.2. Gjendja kur puq ose kur puqem. Puqja në mendime. Pika e puqjes. 3. Vendi ku puqet diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚQSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të puqet me diçka tjetër. Ish natyrë tjetër dhe ky ish veprim jo i puqshëm me të.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚQUR ndajf. Ngjitur, puthitur me dikë a me diçka. Rrinin puqur.✱Sin.: puq, puthitur, ngjitur, bashkë, ngjeshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚQUR (i, e) mb. Që është puqur, i puthitur, i ngjitur.✱Sin.: i puthitur, i ngjitur, i bashkuar, i shkrirë, i përputhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚQ/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT bot. (lat. Pistacia terebinthus) Dru me gjethe vezake të ndritshme nga sipër, me lule në formë vile që bën kokrra të kuqe të athëta; frashër i egër; rru…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚQ/ËLL,~LLA f. sh. ~LLA, ~LLAT bot. Dru me trung të trashë, me gjethe si të rrapit e me lule në ngjyrë të hirtë, bafër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÚQ/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mund të puqet më dikë a me diçka tjetër. 2. I puqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë